Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

 

JUGËS QË I KREH…

Më gicilojnë kycet
E krahëve e të këmbëve,
Mbi qerpikët e lagësht
Diamantet dremisin.

Era me krah të thyer
Bën pakt me shkulmet e inatit,
sa herë i shkon nëpërmend
me u matë me brigjet e Matit.

Jugës që kreh brigjet e fëmijëtisë time
nuk i vlerësohet balli i ikjes,
me ç’ka duket e ka neverin e hollë
në mos aq katallan sa kodi i pritjes!

 

***

Jam e qetë,
Gjuhës i vura frerët
që të mos ulëras me zë të lartë shpirtit rrebel.

Jam e heshtur,
Unit i vesha këmishën e forcës këtë verë.

Mendimet i nisa drejt skajeve më të lartë që bota njeh.
Siç e sheh
Jam e qetë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s