Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
ATA KANË VETËM NJË STINË
 
Një stinë të vetme ata kanë
pranverën e tyre të bukur
sa here ai atë e puthte,
ajo shndërohej në një flutur.
 
Mjaftonte veç një shtrëngim dore
një qasje trupash e pafjalë
të shkrinin ngricat dimërore
dhe sytë të ndrinin si kristal.
 
Gjith’ qenia e saj bëhej lëndinë
ku bridhnin kuaj prej nektari
me trëndafila e jaseminë
për ta s’kish vlerë kalendari.
 
Pa pritur mijëra dallëndyshe
me simfoni mbushnin qytetin
dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
ata e donin njëri- tjetrin.
 
Ata jetonin vetëm një stinë
si rrënja në shkëmb mbin lumturia
me zogj të bardhë e jaseminë
kjo stinë mban emrin dashuria.
 
 
 
SHTIGJE TË HUMBURA
 
Asgjë nuk dija, po si ta dija vallë,
kur çasti ngjiste një varke në stuhi.
Ndaj brigjet e lumit atje përballë,
me ylber i lidha, që t’më vije ti.
 
Asgjë nuk besoja, vështirë besoj,
kujtimet tona kishin kaq enigma.
Po edhe kur bëja ty të të harroj,
natën në makth m’a kthen errësira.
 
Se bëra dot urën, sado që u lodha,
e qetësoja veten tek qante pa zë.
Shtigjeve ku eca kurrë se kuptova
se malli që ikën nuk kthehet më.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s