VDEKJA E SOFOKLIUT NË SALAMINË / Poezi nga Viktor HUGO (1802-1885)

Poezi nga Viktor HUGO (1802-1885)
 
 
VDEKJA E SOFOKLIUT NË SALAMINË
 
Ja tek më ke, jam një efeb,
gjashtëmbëdhjetë i mbusha sot,
o perëndeshë në Ereb,
o luftë e ndjekur britma plot.
 
Tek ti po vi, ndaj nate sterrë,
me që na kalli Kserksi zjarr,
më merr dhe mua n’atë ferr,
për zulmë a vdekje, por, më parë.
 
Ti, që ke pallën për zanat,
ti, që shkëlqimin n’qiej e ke,
me dorën tënde m’zgjidh për fat,
një vash’ syëmbël dhe të re.
 
Që tjetër gjë ajo mos dijë,
veçse të qeshë ashtu pa faj,
të jetë e hijshme e trëndafij,
të ketë ajo në gjoks të saj.
 
Dhe pa dobi ajo mos jetë,
për burrin që fatkobi ndjell,
si për Neptunin thell’ në det,
s’është ylli i agimit lart në qiell.
 
Në zemrën time, çuar peshë,
ma jep ti vashën ta shtrëngoj,
dëshiroj të vdes, o perëndeshë,,
por dua dhe të dashuroj.
 
Përktheu: VEHBI BALA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s