Jorgos DHROSINIS (1859- 1951)
LEGJENDA E LASHTË
Më kujtohet një legjendë e vjetër,
në s’e di do ta mësosh pas pak:
në ishullin e Mitilenës,
rronte Faoni me gjithë barkë.
Ky plak i vjetër, shpirtfisnik,
shpërblim nuk kish kërkuar kurrë,
të gjithë e dinin: ish Faoni,
varkar i zoti mbi çdo burrë.
Një ditë në barkë erdh Afërdita,
si plakë e krrusur, këmbët osh,
ju dhëmbs e gjora xha Faonit
dhe ai s’i mori asnjë grosh.
E pyeti plakun perëndesha,
në kish ai ndonjë merak,
ndonjë dëshirë që e mundonte,
t’ia lehtësonte sadopakë.
Ç’i tha Faoni perëndeshës?
Vetëm një brengë më bren tani,
doja të isha dhe një herë,
njëzet vjeçar, si në rini.
Barka u ndal me kërcëllimë
dhe druri i thatë krejt papritur,
m’u si një kopsht i porsambjellë,
u mbush me trëndafilë të ndritur.
Prej nimfave, prej luleve,
qarkuar me këngë e me bilbilë,
u shfaq mahnitëse Afërdita,
mbi fronin plot me trëndafilë.
I dha Faonit ç’i desh zemra,
varkarin plak krejt e ndryshoi,
e bëri njëzet vjeç dhe duart
e mrekullueshme, ia rinoi.
Në këtë orë të jetës sime,
pse vallë legjenda m’erdh ndër mend,
kur orët ikin, ikin, ikin?
Kjo ndodh vetëm për fajin tënd.
E dashur, që kur ty të njoha,
ka një dëshirë zemra në gji,
të bëhet prap njëzet vjeçare,
njëzet vjeçare siç je ti.
Përktheu: XHEVAHIR SPAHIU