Kalendari poetik: Silvana Stremiz 1960 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Silvana Stremiz

Kalendari poetik: Silvana Stremiz 1960

Nesër më 12 korrik mbush gjashtëdhjetë vjeç poetja italiane. U lind në Ontario (Kanada) nga prindër italianë që patën mërguar atje. Kur ishte adoleshente u kthye në Itali. Librin e parë e botoi në vitin 2007. Kam shkruar edhe herë të tjera për Silvanën, kështu që postoj një poezi të sajën duke i uruar 60 vjetorin:

DHE TANI…

Ulem në breg të “detit” të jetës,
që jep gjithçka e gjithçka merr.
Vuajtje e mundime, dhimbje e dërmime,
të vërteta dhe rrena, gërricje e ledhatime,
i shoh qartë më në fund,
e në më bënë keq, qe një gjë e mirë.

I kthej çdo kohe zhgënjimet,
rrenat e vjedhura të përditshme,
shpresat e rreme, paqen e një çasti.

Rrugën vazhdoj me ç’më ka mbetur:
një përqafim, ca fjalë të heshtura,
kujtime gjaku, dhimbjeje dhe urrejtjeje,
qerthuj paqeje dhe dashurie.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s