Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Magjia e ëndrrës

Ëndërroj bashkë me natën,
Kridhem në ujë të ftohtë akull,
Fluturoj qiejve të praruar,
Qëndisur me yje,
E me grimca floriri shtruar.

Udhëtoj duke pupuritur sytë,
Duke soditur magjitë,
Përrallat me princesha,
Aty ku e mira e ka mposhtur të keqen.

E unë betohem se nuk dua të kthehem,
Veç të lundroj e tjetër gjë mos të mendoj,
Të mos luhet teatër vend e pa vend,
Maskat të vihen vetëm në festë.

 

Kjo jetë …

Kjo jetë kaq e bukur,
Dikush luan,
Dikush përqafon,
Lot gëzimi dikush nxjerr,
Por….
Ka dhe të tjerë…

Ka të mërzitur,
Të lënduar e t’sforcuar,
Të tretur nga e zeza e jetës,
Ka një anë,
Por që ekziston,
nuk ja mbushim dot mendjen vehtes.

Ka një anë enigëm,
Shumë kanë shkuar atje,
Por nga atje kanë dalë pak vetë….
Është një anë e jetës,
Ku zor se të del shpirti gjallë,
Është ajo anë e jetës,
Që gjithmonë një pjesë të zemrës peng ta mban..

 

***

Ik,
Vrapo nga kjo botë e pavlerë,
Besomë,
Botën tënde do të kesh menjëherë.
Ç’do gjë do të ketë një fund ,
Dhimbja, suksesi, qejfi dhe stresi.
Ç’do gjë do të ndryshojë,
Fjala, emri,
Le t’i shijojmë sa jemi,
Se në asnjë botë tjetër nuk do ti kemi.

 

MONOLOG

Po ecja rrugës mendueshëm dhe një çast mendova për të ardhmen.
U ula në stol e me vete po bëja një monolog,
Kush jam unë sot ? – as vete s’e di, mbase e di se kush jam nesër.
Ja, ta pyes njëherë këtë mendje… – m’u përgjigj.
– Shiko brenda meje, brenda zemre, kuptomë ç’dua të të them.
Shkova në derë të zemrës e i rashë lehtë :
– Zemër e dashur a me tregon pak rreth meje ?
Kush jam unë ?
Përgjigje s’po gjej askund !
– Degjomë mirë, jam brenda teje dhe mbart çdo gjë.
Tek unë ki besim, ki frikë, unë të njoh ty tani, di shumë për ty – ti je fisnik i dashur e trim.
Nuk ke vetëm kaq, ke gabime, ke marrëzira, ke gënjeshtra,
Do ta zbulosh veten tënde ? – prit dhe pak.
Hapa sytë e u çova zgupthi.
Fërkova sytë e pashë veten në shtrat.
Dielli kish dalë e zogjtë cicëronin zhurmshëm,
mbylla sytë dhe thashë :
JAM UNË !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s