Poezi nga Flogerta Krypi

Poezi nga Flogerta Krypi

 

***

Një ditë do të ikim bashkë në Berlin
Do ndjesh mjekrën time të dridhet çuditshëm
Do të më shohësh tek humb nën një shikim
Që për ty nuk gjendet, nuk është i arritshëm.

Do përpiqesh të kuptosh ç’po ndodh
Diku në horizont të gjesh magjinë
E tek sytë e mi të lotojnë do i shikosh
Do më pyesësh,
si mundet një qytet të tregojë dashurinë?

Unë përhumbur në botën time njerëzore
Do përpiqem të të shpjegojë me fjalë
Që dikur në një botë përpjesëtimore
Në këtë qytet, liria, peng më është marrë.

E di nuk do të më kuptosh dot
Ndaj do qëndrosh i humbur në përqafim
Duke u përpjekur të gjesh një Zot
Që arrin të më kuptojë mua në Berlin.

E kur nuk do ta gjesh, do të pushosh
Se ti e di, Berlini do jetë aty gjithmonë
E prapë një ditë do të shpresosh
Që Berlini do ma kthejë lirinë, përpara se të jetë vonë.

 

***

Shoh hije që ngrihen nga hiçi
Mbi hiçat e tjerë që frymojnë
E trembem nga fati që pret
Tokën që dhe ata si unë quajnë “mëmë”.

Nuk di nga kush të trembem me parë
Nga idealistët që ngjajnë si unë
Apo hiçat që kanë ndarë
Fatin e një kombi me dhunë.

E çfarë vendi t’iu jap në hapsirë
Çfarë kohe t’iu marr pa leje
Kur hiçësia e tyre sot ka vlerë
Sa gjithë shpirti i kësaj foleje.

E shoh të tjera hije hiçi
Që servilosen tek hiçësitë e vjetër
E toka që na mban akoma lart
Shkruan amanetet për shekullin tjetër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s