Vdekja e një nate dimri / Poezi nga Edona Paloka

Poezi nga Edona Paloka

 

Vdekja e një nate dimri

Një kortezh mbërriti, ndez oxhakun me flakë
e më prek mistershëm në sup.
E vetmja orendi që shoh, një qivur me kapak të drunjtë
dhe xixëllima e fluturimit të flakës,
një kapak që mbyll ndonjë arkë, mundet gjithҫka,
presin dhe përcjellin vdekjen e tij,
janë të trazuar tek mblidhen në meshën e vigjiljes së të shtunës.
Unë s’shoh më tej ndonjë supi të zi
e shkumën e ndonjë kafeje të athët.
Ai ka vdekur tani qetësisht,
pritet që shpirti i tij të amshohet.
Darka po mbyllet, nis të ulërijë era në acar.

Drita u lind. Ai ҫast i vetmuar i kalimit të orës,
i gjithë kortezhi kotet në jerm nderimeve të funeralit,
përcollën vdekjen e tij, tani do përcjellin trupin.
Çfarë gjendet në arkë është e errët, e pajetë,
rrëzëllejnë që nga larg një tufë monedhash kokëverdha
të dhëna pa shkak nga e veja.
Ajo detyrohet tani të këpusë fijen që lidh shpirtin me trupin
që ende rron tek ajo gëzueshëm.

Vdekja sillet rreth turmës në kortezhin e gjatë,
dikush thërret “Eloi, lama sabakthani!” .
Në terr tashmë mbyllet arka e guri rrokulliset,
yjet duken të nderë si kandilë drejt fikjes
e kortezhi shtrëngon duart dhe largohet si shpezët e buta.
Këto janë të dhënat e një vdekjeje që përmbys agimet,
shfaq një diell të kuq, pa rreze.
Larg frymës së tij do të thahen dhe shikimet
si pika e vesës nga bari
drejtuar veҫ nga një pikë duke pritur sërish të shfaqet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s