Cikël poetik për fëmijë nga Nehat JAHIU

Cikël poetik për fëmijë nga Nehat JAHIU

 

NE FËMIJËVE

Ne fëmijëve na duhen lodra,
nuk na duhet varësi nga droga;
Nuk na duhet dhuna e lot,
na duhet shëndeti, fëmijëria e plot.

Ne fëmijëve na duhet lumturi,
nuk na duhen furtunë e stuhi;
Nuk na duhet uri të kemi çdo natë,
të ecim këmbëzbathur si pa fat.

Ne fëmijëve na duhet buzëqeshja,
nuk na duhen vuajtjet dhe vdekja;
Nuk na duhen tanke e raketa,
na duhen lloj-lloj lojëra të vërteta

 

MOS

Mos na i merrni ju lodrat,
as mos na i mbyllni shkollat.
Mos i trembni qengjat në kope,
lërini zogjtë të qetë në fole!

Mos na i merrni ju tonat dëshira,
Ju ujqër, dhelpra e ju shtriga.
Mos na i shkatërroni t’bukurat lojëra,
ju që krekosni sikurse korba.

Mos na e prekni fëmijërinë,
as mos na e merrni ardhmërinë.
Duam të rritemi të gëzuar në liri,
Mos na e shpërndani këtë fëmijëri.

 

DËSHIROJMË

Ik ore ujk dhe ti, moj ujkonjë,
se nuk ju duam në tonën lojë;
Ne jemi të vegjël, fëmijë,
duam të rritem në lumturi!

Duam ta dëgjojmë zërin e bilbilit,
e t’u marrim erë luleve të prillit;
Duam të futemi në valle,
të rritemi pa brenga e halle!

Ik edhe ti, moj dhelpër dinake,
mos të shohim nëpër sokaqe. .
Ne duam të buzëqeshim çdo ditë,
dëshirojmë me ëndje tonën rritë.

 

U RRITSHI

U rritshi, o të dashur fëmijë,
duke vrapuar nëpër livadhe,
së bashku me qengjat e fluturat,
të gëzuar, pa brenga e halle.

U rritshi, o vocërrakët e mi,
nga një pëllëmbë për çdo ditë,
e këndofshi së bashku me zogjtë,
trupin e njomë duke rritë.

U rritshi në gjirin e nënës,
me përrallat që ua mësojnë,
me ëndrrat e bukura fëmijërore,
që në mëngjes t’lumtur ju zgjojnë

U rritshi me rrezet e arta të diellit,
kur n’agim ua puthin faqet e njoma,
U rritshi, gjithmonë të buzëqeshur,
faqekuqtë, mu porsi molla!

 

RRITUNI ME ËNDËRRA

Në faqe ju puth dielli e hëna,
në prehër të saj ju rritë nëna;
Me ëndrrat, ju përkund djepi,
në ballë e sy ju puthë ylberi.

Rrituni o fëmijë, pa brenga,
vraponi livadheve si qengja;
Së bashku me fluturat laramane,
përqafoni lulet në fusha e male.

Në mbrëmje kur të vijë nata,
le t’ju përqafojnë yjet dhe hëna;
Nënat juve fëmijë ju duan aq shumë,
bëhuni të pastër si uji në lumë.

 

U RRITA

U rrita me ninullat e mia në djep,
u përkunda si valët atje në det;
Në atë djep të bukur prej druri,
në kullat tona ndërtuar prej guri.

Me shëndet u rrita n’vendlindjen time,
me përkëdheljen e lokës-nënës sime;
U rrita me fluturat nëpër livadhe,
së bashku me qengjat në ograje.

Më mbajti prehri i nënës sime,
e dashura vendlindja ime;
Mësova n’prehër të gjyshit tim,
në tokën e atdheut u bëra trim!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s