Poezi nga Agron Shele

ATUNIS

Poezi nga Agron Shele

 

Thoti

Thoti,
si perëdi e të parës fjalë tha:
shpirti ngriu mbi buzë dallgësh
dhe rrokje mbi gjithë detin
mendjes së turbulluar
në një trup anije,
që avitet shpëtimit të fateve
galerave të botës,
si shpresë ankorimi
fanarit që nuk egziston.

Rremat kanë mbetur në rërë
disa tinguj pëzihen me klithma pulëbardhash
për ata që u braktisën dhe reliket e fundit ngelën bregut të vetmuar,
si shenjë vdekatarësh në përmbytje
lundërtarësh jetë
fantazmave të padukshme
të dashurive pritje
çliruar prej zemrës
lirisë në pritje.

Dikush prej tyre klithi
ngazëllimit jetë
harbuar në valë e përkundje
tabuve të vjetra përmbytur
çastit të madh
vegimit të pëshfaqur në sy sfinksash
memorizuar në përshfaqje mermeri
që shekujt ta zbardhin e ndritin.

E ndiej këtë zanafillë
territ që vështrimi se arrin,
si shfaqet mendja dhe përshpirtja e dihatjes
që pulsoi qëllimit të pafund,
se udhët e krisura tokësore
do ndjekin të njëjtin ligj:
habitatit natyrë në mbijetesë
e frikshëm në të fundit rreth mistik.

 

Estatik

Ekstatiku i madh drejtohet si të mundë;
deteve dhe zjarreve
flatrave dhe ngjyrave
brinjëve dhe kthetrave
tek zhvesh yjësinë e fluturave
pasqyruar në një sy të kthyer në liqen
e kthjellimit të tij,
një barkë rrëshqet egzaltimit jetë
pët t’ u endur e mbytur
dallgëve psherëtimë.

Gjithçka rreth tij vallëzon
tingujve që vetëm ai i dëgjon,
si marshe që trondit skenat e botës
e rrëzojnë perdet në tokë
timbrit të një klithme shpirti
odeon
i asaj që askush nuk di ta lexojë
por gjurmë
e një udhëtimi që shkon.

Tashmë kjo përjetësi fluturake
që gjithçka e përmbylll në rrathë të padukshëm
shndërrohet në sy të lumenjve
që përpijnë brigje të ashpra
pleksur flokëve valë gjer në thinja
e vraga dhimbjesh
tek uturin zërin e përbotshëm
atë të rinisjes
dhe rendjes gjer në të fundit kumt.

Ky estatik që mbjell gjithë të nesërmen
në unazat e lëndës blatim
shpërthen si një vetëtimë e heshtur
e qiejt të tërë i trondit,
si vijë e përndritur gjaku e mëkati
pa fillim e pa fund
dëshirë vezulluese e shpirtrave etur
gjer në të fundit amshim.

 

Kryqëzatave të shpirtit

U nisëm të përbetuar tek një shenjt
burgut të vetvetes
për te vdekur kryqëzatave të shpirtit
eterit që shfaq fytyrën e asgjësë dhe gjithësisë
brenda prehjes së një Zoti
që shikon nga përtejqiejt;
si ecim,
si fundosemi,
si ringrihemi,
për të vazhduar përpjekjen këmbadorazi
të ngjitjes në mundime *Sizifi
duke lënë pas shtëllungat e një tymi
përhapur në formë resh
e lotuar në dhimbje shiu,
si habitat i tokës së zhuritur
për të gjallëruar rrënjët e rimëkëmbjes
së një tjetër shpirti.

E mundimshme kjo sfilitje
brenda të njëjtës kupë,
diku servirur në të ndritshmin serm
diku në një formë druri
që bashkë me rrathët dhe thinjat
numërojnë kohën si shkon
etjes së dehur lakmisë
e dertit që botën sundon.

U nisëm si flakërimë e vogël
që kurrë s’ do të shuhej ndër dhe
oqeaneve të frikshme me një barkë
e mishit tonë në rrezik
betejave të pafundme të kozmosit
përplasur në mëri titanësh
shpëtuar kaosit të mbjellur memories egzistencë
dhe endur prapë në kaos.

Mendimet në gërma nuk janë yshtje,
as kohezion që nxiton të shkruajë të pathënat,
as shenja që depërtojnë humnerës,
e gremisen si përherë në legjendat e “Tokës
pasqyrimit të thelbit në vorbulla iluzionesh
psalteve të ngulitura në shkrimin më të vjetër
si bindje dhe njohje
e të fundit dëshpërim
në heshtje…!

 

Skenës…!

Ngjitesh në një skenë aktrimi
ku vetëm zëri i paskuintave ka mbetur
jehonë e personazheve të njohur,
biblikë në madhështinë e tyre
ardhur nga muza e Eskilit
rendur Eurupidit, Molierit e Shekspirit
pastaj një regëtimë e thellë
e formës dhe përbërjes së masës
flokëve ngritur në ngjethje
personazhe të gjalla të Milerit
shkrirë një me pasazhet e ndërruara
herë – herë në sharm i humbur cepit të një kthine
që nuk çon askund,
por shkel
në ato perde të rrëzuara
aq dhimbshëm
nga memorie që trurin e kanë receptor të pëditësisë zbrazëti
në një tufë letrash me ngjyrë,
që do sigurojë zukatjen e plotësimit të mjedisit
me frymë kozmetike
dhe një orë më tepër
në pëbaltjen e botës nga dishepujt e ndritur.

Ata janë aty
përshpirtjes së një bote tjetër
shkronjës së përvuajtur
shkruar e rishkruar
në korin e simfonive që mbrëmjet kënduan
dhe agun e sjellur mbi krahë engjëjsh fluturuar
ajrit dhe gëzimit,
si simbol
i shenjës së kupolave të ndritshme qiellit
dhe klithmës së vetme të shpirtrave.

 

Vazhdë

Rrugët e shkelura mbjellin përherë gjurmë
që e nesërmja të shkojë shtegut përsëri
vazhdës së hapur brazdave memorie
epokës fytyrë rrudhosur nostagji,
të asaj fuqie që ngre në këmë
nisur udhëtimit me zjarrin në gji
të ndrijë thellësitë e pafundme të shpirtit
të zgjohet frymës që e ngre në qiell.

 

Si Anna Karenina….!

Puls i ndjerë në shpirt aristokratik
që për emblemë ka dinastinë e ringritjes
të fjalëve përkorje
luftë dhe paqe
dhe një fishkëllimë jehonë
uturitur ende nga një tren që nuk dinte të ndalonte
për të rrëmbyer një shpirt
e rikthyer magjishëm si Anna Karenina…!

 

Rest in peace Kairat Duissenov Parman !

Në këtë shtjellë kohe,
ku mjegullat e fshehta rrethojnë qelqin
një portret rishfaqet memories tonë,
si formë e humanizmit me gërma të shenjta
që gdhendet shpirtrave qiellorë,
si e nesërme që mbjell gjurmët e të sotmes
shkelur kaq pafajësisht
e rikthyer në muzë e rrëzimit të gjithë perëndimeve.

 

Nuk dua ta besoj…!
(elegji)

Unë nuk mund ta besoj
se si një ëndërr shuhet
mes psaltit të rremë dhe një gjenerate shuar,
kur di
që mes thonjsh kapej pas jetës
për më shumë dritë për të nesëmen
shpresë e gjeraqinave që zgjonin mëngjeset
e këndonin pë të sjellur tjetër pranverë
mbjellur gëzimit jetë
në çdo prrall e lëndinë
si lulet më të bukura
që do shpërndanin petalet flatra në gjithë kaltërsinë.

Mos u çuditni që unë qaj
për atë pafajësi të fsheur çarçafëve të bardhë
qefinit që e mbulonte për ç do ditë
e se linte të prehej,
por rrotullohej rrotullës së botës,
si një besim
që do e rikthente sërish në rrugë
tek vraponte,
ohh, të nxitonte farfurimës jetë
si një shpes i bekuar
që prekte pafundësisht lirinë.

Unë vazhdoj të mos besoj
se nuk mund të kuptoj
ato pamje fëmijërore që i ndeshja në rrugë
tek nxitonin,
që të hapnin një portë më tepër
e të çelnin buzëqeshjet trëndafil…!

 

Pret një Hy!

Si mund të besoja se ishe një engjëll
që zbriste përmes ëndrrave të bardha
e fshihje një natë të tërë dimri
që mblidhte të tëra erërat e ftohta
e çdo cicërimë atje në parkun e braktisur përhumbte në fjolla dëbore,
ku ne uleshim dikur
mes atij blerimi që s’ kish të sosur
por as fund
dhe ja
vjeshta i rrëzoi ngjyrat
në qilimin e zverdhur të kohës
tapet për paradën e dhimbjes
ku shkelnin hapa
që thellë në shpirt ndiheshin të vetmuar.

Nuk flas për tingujt,
as muzikën xhaz ardhur nga bari i harruar,
ku poterja dhe gotat mbetur shenjë e kuqe
relike e buzëve të plasaritura
në gjurmë puthjesh
tashmë është shenjë e një qiriu në shuarje
dhe flaka e fundit
mbetet gjurmë njohje
e atij fërgëllimi,
përherë e më i largët
përherë e më i harruar.

Si mund të besoja
se ata hapa ishin çmenduria e jetës
ardhur nga tjetër kozmos
e mbetur flakërimë ylli
në një shpirt që shkrihet me dritën
e rrezaton të njëjtën madhështi,
si perëndeshë e fatit sjellur floknajës dallgë
në vështrime smeraldi
e sharm që bregut të detit pret një *Hy.

 

Ikonë…!

Një çast të vetëm mbylli sytë
kur shembeshin qiejt poshtë këmbëve,
pastaj ngjyrosi qiellin me sharmin e diellit
e dogji dhe të fundit yll
atij vështrimi të thekshëm prej perëndeshe
që thyente ikuinokset kohë
e derdhej valëve të shekujve pambarim,
si zjarr
dhe dritë e zbritur në agim.

Ajo gjurmë ardhur gjer sot
vallëzonte me erën dhe fëshfërinte dashurinë e ngritur përmbi dhimbjen
gjakut trazim
helmuar pragut të paprekshëm të hyjnive
tretur e kthyer në ylber
urë për të kapërcyer thinjat e dishepujve
që fatin e lidhnin me vdekjen e pafajësisë
dhe jetën,
rrjedhë e brezave me fytyrën e shëmbëlltyrës.

@sheleagron

One thought on “Poezi nga Agron Shele

  1. Though I’m not familiar with your language, Your dedication and love for the craft of poetry places you in the front rank of world poets. My congratulations!
    I wish these poems are translated in English for English knowing readers.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s