Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

OKAVANGO

Oh,pasthirrmat ka zgjuar zemra këtë mesnatë,
Klithmat më marrin frymën.
Arratisen mendimet duke hedhur në gjuhët e flakëve çdo maskë,
Viruset po gllabërojnë natyrën.
Arka e Noes në një qosh të ëndrrës ka ngecur në baltë,
Njeriu nuk do t’ia dijë më për vetveten,
Godonë e Beketit ka thirrur e pret në shkretëtirë…
Ohet dhe ahet shkulin vet zëmrën teksa sheh elefantët shtrirë.

 

MEGJITHATË ËNDËRRO

Endrrës sureale për t’u bërë diell,
Mos i beso!
Asnjë guaskë galaktike s’të hap vend.
Megjithatë të ndiçosh sa një kandil në qiell,
Endërro!
Digje me dëshirë të gjithë fosforin tënd.

 

VARKË E THINJUR

Varkë në breg të detit,
Në breg të detit një varkë.
Valë që vijnë me zhurmë,
Thellësive tërhiqen heshtur prapë
E në breg prapë ajo varkë.
Pret e mjera,pret
Një dorë të luajë një lopatë,
Varkë e thinjur,
Varkë plakë.

 

KOHË PASTHIRRMASH

Të drejtën e Zotit e ke me vete,
Të më shash,të më thuash hiç,
Në asnjë verë të kësaj jete
S’të çova plazheve të Miami Beach.
Dhe ku? Atje edhe në ëndërr
Do të na zbonin pa mëshirë,
Do të na shihnin jahtet vëngër,
Hotelet do na vinin pranga e zinxhirë
Sa të na lexonin pashaportat,
Rojet do na flaknin tej në det,
Mbiemri ynë i ka të mbyllur portat,
Mbiemri ynë s’ka pikë gjaku në pushtet.
Eh,sa pasthirrma kokën thyejnë
Në shkëmbinjtë e murmë të gjoksit tim.
Një skutë me zor të madh e gjejmë
Edhe në Vlorë, Durrës a Shëngjin.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s