Poezi nga Anila Mihali

Poezi nga Anila Mihali

 

VETËVRASJE FEMËRORE
(Bashkëqytetares sime)

Besove në fjalën se e bukur s’ je
Dhe zemrën ligështove der në errësim .
Krahët e harlisur mes stuhisë i le
Harrove se ishe pemë në sythim

Besove në fjalën se e vetme mbetur,
Do bëheshe” e atillë “si të gjitha gratë
Një gënjeshtër që thonjtë te ti kishte hedhur,
të rrëmbente jetë çdo ditë e nga pak .

Pakëz ti sikur po ta prekje vargun ,
Ta thoshe atë brengë edhe pse e trishtë,
Në kopshtin që kurrë nuk thahet zambaku,
Do mbillje një fjalë që do çelte për ty.

Ti moj nënë pakëz, sytë t’ia hidhje bijës
Trupi do mbështillej në dridhje krahëbletësh
Aty tek vërshonin krojet e Ujëmirës
Strehej sekreti për “Ujin e Jetës”

Veten le tē shkretë, shkretë edhe pa zë,
Ike në përtej me hapa prej reje
Qëndroi pezull dhimbja sa loti se nxë,
Kokën theu kohës që ka ngritur mure.

 

Një copëz errësire e nje copëz drite

Eej! Mos thuaj se e njeh botën e gruas
Ti që i del zot gjithçkaje e gjithkujt.
Të marrësh peng detin e trazuar
Më mirë pranoje të trishtë atë fund.

Eej! Mos thuaj se e njeh botën e gruas
Kur zjarrin ka shuar që s’ kish kurrsesi ,
Dhe pse ai rendte me mallkim në duar
Eshtë stepur para nënës me fëmijë në gji.

Eej! Mos thuaj se e njeh botën e gruas
Kur udhët i merr e s’ ka nevojë për ty ,
Kur po atë ditë që dashurinë kish provuar
E ndjeu braktisjen të akullt në ju.

Eej! Mos thuaj se e njeh botën e gruas
Kur harruar e lë të flasë me vete
Eshtë ylli që vjedhur bie mbi shkrimet e tua
Ai që djeg gjithë kartat e qiejve.

Eej! Mos thuaj se e njeh botën e gruas
Ti që nga duart e gruas u ngrite,
Eej! Prej misterit që bota u krijua,
Një copëz ajo errësirë e një copëz drite.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s