Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti

 

***

Mos më vështro gjatë
se bëhem vjeshtë
e më ndjek pikëllimi i shirave…

 

***

Ti nuk e dije
unë isha rojtare e pyllit.
Ia kishe vënë syrin një maneferre të kuqe.
E ruaje tek piqej.
Qeshi pylli dhe ti u marrose.
Papritur manaferra të ra mbi buzë.
E pashë.
të gjakosi…

 

Korrikut (një ditë si kjo)

Zoti im
desha të pikturoj një ditë të bardhë korriku
dhe ja
duke pirë kafenen e mëngjesit një fije dielli ra mbi duart e mia
mëngjesi u bë ajër
unë u bëra ajër.
Dita mori pamjen e një kristali të bardhë.
Gjithëka u bë paqe dhe fytyra ime u bë e bardhë
Tani ngjaj me ditën dhe dita ka sytë e mi.
Këmisha ngyjre dielli që kam veshur u bë velë
Më ndjek era dhe zogjtë…
Tani kam detin ndër krahë.
oborri prej uji u bë shtrati im
Është korrik!
Tani dëgjoj
zërat e fëmijëve të pemëve që lëshojnë të qeshura në oborrin tim…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s