NE… / Nga: Nora Halili 

NE…

 

Nga: Nora Halili 

Nëse largohemi për pak nga aparenca, nëse guxojmë të futemi në brendësinë e çdo njerit, kuptojmë se vetevetja jonë është një qenie luftarake, ku më shumë se në paqë gjendet në beteja për egzistencën. Do thoni ju:  “jo të gjithë…, të gjithë në një mënyrë apo tjetër”. Sado që përpiqemi të gjejmë ekulibrat, asgjë nuk është në dorën tonë. Situatat, shkak- pasoja janë çfarë nuk varet nga ne, fleksibiliteti është çfarë mund të ofrojmë sipas rastit dhe kapaciteti ynë për përballje është një faktor i dështimit apo kalimit të një sprove. Nuk mund të quaj fitore asnjë betejë, anise mund të triumfojmë për momentin, pasi që në skutat “e kalasë”, për fizikun tonë pasojat mund të jenë një gangrenë që pak nga pak na grryen në pikat tona më të forta . Duket sikur vjen momenti që kuptojmë se tanimë jemi në grahmën e fundit.  Pikërisht ky është momenti kur kovergjencat dhe divergjencat e çdo njërit prej nesh nuk kanë më sens, më saktë nuk mundin të bindin njëra – tjetrën. Sa e frikshme dhe e dhimbshme është të shikosh se si shpirti dhe logjika përballen, nuk ka asnjë faktor të jashtëm që mund të ndikojë në pajtimin e tyre. Është vetë koha me intervalet e saj  që vendos dhe anshmërinë, pasi në situata të tilla nuk ka paanshmëri absolute, nuk mund të ketë kurrsesi, nuk mund të ketë një mesatare të artë… Kur betejave në NE ju shtohen dhe stuhitë e jetës, kur rrymat e pamëshirshme na vënë përpara, kur pranë nesh nuk gjendet asnjë degë për të shpresuar se do na nxjerri në breg, dëshira për të mos u shuar në egzistencën tonë, forca të panjohura kurrë më parë, produkt i akumulimit të përballjeve në vite, çuditërisht bëhen Zot të stuhive. Vetem atëherë kuptojmë që rryma më e fuqishme për të ndryshuar fatet tona gjendet në NE…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s