Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Do vallzoj me hënën

Sa herë nga Qaf Thana liqenin shoh,
Ai menjëherë vështrimin ma rrëmben
Mbi valët e tij dua të notoj,
Ah, ta dini sa shumë më pëlqen!

Si një shqipkë do zhytem thellë në liqen,
Dhe frymën do ta mbaj atje në Drilon,
Tek “Dallga”do pi një kanë me verë,
Mbi valët e liqenit me hënën do vallzoj.

 

Shëtis me Dashurinë

Kur muzgu të zbresë ngadalë,
Do të pres këtu në bregun e qetë,
Do të pres të më vish si valë,
Si një engjell nga qielli zbret.

Kur të më vish si një sgalem në fluturim,
Do flakërojë,do digjet ky shpirti im,
Ja, këtu buzëgjolit do jem unë,
Dhe në diell, në shi e në furtunë.

Me kujtimet e një kohe të largët,
Thellë në shpirt i mjekoj unë plagët,
S’di pse ndodh që këtu sa herë vi,
Zemra më rreh si të isha djalë i ri.

Ajo ndjenjë e bukur e ëmbël,
Më ka mbetur në kujtesë si një ëndërr,
Si një rreze dielli ajo ndrin,
Në sytë e mi, në çdo agim.

Sa herë në ëndërr më shfaqesh ti,
Më mbushet shpirti me kënaqësi,
Zemra fort më rreh në kraharuar,
Si zemra e një zogu kur e mban në duar.

Shëtis buzëgjolit me dashurinë.

 

***

Mendërisht
e fluturimthi vij shpejt tek ti,
distancën nuk e ndjej aspak,
por pastaj,
ah sa pak gëzim,
çdo gjë tretet,
siç tretet çdo ëndërr e bukur në agim….

 

Yjet më buzëqeshin…

S’jam vetëm,
jo,
në përgjithësi nuk kam kohë të lirë për të qënë i vetëm dhe
në fakt,
unë gjithmonë jam pranë me miqtë e mi të dashur,
lapsin,
një copë letër dhe
thellë në shpirt
një ndjenjë dashurie,
kam muzgun,
perëndimin e diellit
dhe valëzën e liqenit.
Shpesh,
fare pranë meje,
dëgjohet
kumbimi i një kitare.
S’jam vetëm,
yjet nga qielli më buzëqeshin e digjen si zjarre.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s