Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

VLERA

Ishte, i bukur
trupi i saj
sculptur, e gdhëndur
shpirtit!…
Si ta shpërfill
nudos?!
Do gjej.. vërtetësi
mes jetës
mbushur, vlera?!
Do gjej
në dashuri, të perënduar
fatin
e një guardiani!…
Nuk përcaktoj.

 

DOBËSI

Mes bukurive ishe
mbrëmë
gjumit të natës
mundimet…!
Po m’i shtoje.

 

PËRPLASJESH

Mbi pentagram të ri
zbërtheva
kapitullin e dashurisë
tingujve!…
Blatoja, mbi mesazhet
e puhizave
gjeta, rrëfimet…?
Mister
i fshehur shpirtit
bluanin
ajsbergun ashtu si kripa
e zbërthente
thellësive…? Tretej
në zbërthimet
e udhëtimeve, çapitur
dallgëve!…
Rëndohej, mundimeve
të linte
rrëfime… dallgësh…?!
Ato, zbulonin
bregun, e lodhur dhe
unë, i lodhur
gjerësive hapësinore
të lodhura
dehëse… nga rrënkimet
në shtrirrje
thellësish linin, fundosjeve?
Shpresonin dhe
shpresonim, në rikthime
pasthirma
shpirtit, pa dehje thellësish
na linin dhe ne?!
Në plot besim prisnim dhe
prisnim
ritmin e puhizave dhe energjive
të kursyera në
relakset e përthyera dritës
dhe dritës!…
I merrnim vetëm…
apatin e ditëve
më të vështira të saj mbi
reflektimet
e shkëlqimeve të saj prej
largësive aty
ku diku… gjetkë ndrisnin
dhe ne…?!
Të përulur, përplasjeve
mbi dallgë
drite kërkojmë të lartësojmë
jetën apo… dijet…?!
Vëzhguese dhe ato, palosur
si llojet
e përplasjeve në furi dallgësh
shtrinim
hapin, të qetë por të mposhtur
fundosjeve
me ajzbergun mes dallgësh
ndiqja
dallgësh, të tretur mbi
mëkate deti
në fshehtësi…deti…?!
Më mendonte
dhe më mundonte deti…?!
Një tërësi
joshjesh, prekjesh por
dhe përpjekjesh
zbukuronin dhe më zbulonin
në mistere
bukurie, gjive, të përkëdhelura
që nga krijimi
pa limite shtrirrjesh
erozionike
mes sistemeve dhe
përplasjeve
kur krijonin ndarjet…?!
Brigjeve dhe
valëve, nisnin, me to nisnim
dialogimet?!…
Mbi ëmbëlsinë e tingujve
i lante
dallga?!… Në përballje
shpirti
lëshohej, me zërin e saj
dehur
stuhive, lodronte…!
Një pulëbardhë
më linte dhe blinte temën
zbuluar
ma linte, kur i dhuroja
dhe i afroja
motivin…! Më të ri.

 

FTOHTË!

Në zërin e saj
ndjeva
dimrin, udhëtimeve
gërryer
acaresh, si mund ta pres
si t’i mbështjell
shpresat, e lodhura
vërtetësitë?!
Intrigojnë, atonive tona
cfilitur dhe
mohuar dobësive!
Përballen
mes urrejtjeve, e trishta
o e imja
o e jona… varfëri!
Na ftojnë:
Në mbivarfëri trishtimesh
sundojnë dhe
na kërkojnë, diellin?!
Tretur
edhe atë e zgjodhën
e zgjidhën
mashtrimeve…!
Nuk e dhuroj.

One thought on “Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

  1. Z. Agron Shele…mbeteni vlerave njerezore por dhe lartesive…ne art, i palodhur. Vlen…
    Nje falenderim i madh per perkushtimin tuaj ne nje kohe kur nje pjese e pushtetareve kerkojne te rrenojne jeten. Mirenjohje z. Shele!!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s