Kalendari poetik: Evgenij Evtushenko (1932-2017) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Evgenij Evtushenko

Kalendari poetik: Evgenij Evtushenko (1932-2017)

U lind më 18 korrik 1932 në fshatin e quajtur Zimà (dimër në rusisht) në Siberinë e largët. Por nuk qe rus i pastër nga pikpamja etnike. Në rrëmbat e tij kishte gjak gjerman, lituanez, polak, ukrainas…Filloi të shkruante herët, filloi me një përmbledhje poetike “Eksploruesit e së ardhmes” botim i vitit 1952. Para dënimit zyrtar të kultit të individit të të tmerrshmit Stalin prej N. Hrushovit, poezitë e tij kundër diktatorit ngrinin peshë studentët qysh në vitin 1955 dhe më pas vazhdoi të shkruante poezi kundër stalinizmit pas Stalinit; në vitin 1957 e përjashtuan nga Instituti i Letërsisë “Gorkij” dhe komsomoli, sepse pat mbrojtur publikisht romanin e Dudinçevit “Njeriu s’jeton vetëm me bukë”, roman që pushteti e pati sulmuar; gjithsesi viti 1957 qe vit i suksesit për të dhe jo vetëm në letërsi. U njoh dhe u dashurua me poeten Bela Ahmadulina (gruaja e tij e parë); të dy mbrojtën me zjarr Boris Pasternakun nga sulmi i partisë dhe pushtetit pa pyetur për pasojat.
Vdiq më 1 prill 2017 duke lënë një trashëgimi të pasur letrare: 150 libra, romane, drama dhe përmbledhje me poezi. Ja përzgjedhja ime në 88 vjetorin e lindjes së tij:

UNË JAM ENGJËLL (Я – Ангел)

Lashë pijen. Dhe e dua gruan.
Gruan time, ja ku po e theksoj.
Dhe si engjëjt kam për të jetuar,
Desh zura dhe Shçipaçjov*-in në gojë.

Më thau kjo jetë të mjerin.
Mbyll sytë kur femra rrugës shkojnë.
Po shpatullat, pse po më therin?
Oooo, ç’të jetë kjo?

Po më dalin flatrat, ka të ngjarë.
I hutuar jam, si në ëndërr.
Një hall si ky nuk pata parë.
Ja dolën, hej dreqi e hëngërt!

Një belá tjetër!
Tani ajo xhaketë e vjetër
i do pas shpinës dy të çara.
Jam engjëll pra, me flatra.

Jetës nuk i bëhet vonë
për çdo rreng që na punon.
Ja, tani engjëll jam.
Vetëm se pi duhan.

Jam i llojit duhanpirës.
Me qënë engjëll qenka vështirë.
Vetëm shpirt ama.
Trup asnjë gram.
Le të vijë femra më e mirë,
unë engjëll jam.

Ç’të bëj me veten time tani!
Deri sa ata s’më kanë në llogari,
sado që jam sërë hyjnore,
veç tiparet më kafshërore,
mbajeni mend, i ka raca engjëllore!

Stjepan Petroviç Shçipaçjov* (1899-1980) poet komunist sovjetik, antar i lidhjes së shkrimtarëve sovjetikë dhe president i seksionit të poetëve, persekutor i talenteve si Solzhenjicin e Saharov dhe armik personal i Evtushenkos, këtu poeti e përmend me ironi.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s