Përtej mitit  dhe figurës së luftëtarit / Nga: Ina Gjata

Përtej mitit  dhe figurës së luftëtarit

 

Nga: Ina Gjata

Banorët e këtij planeti, po jetojnë në ditë, kaotike. Jashtë dyerve të kujtesës, qëndron humbëtira. Kaosi i plotë. Ne nuk e dimë cilët jemi kur vijmë në këtë botë. Jemi të lidhur me një emër dhe një sistem të cilin nuk e njohim. Eventualisht njerëzit mësojnë të binden duke rënë në krahët e harresës.

Duket sikur shekujt e kaluar, të karakterizuar nga filozofë dhe filozofi mbi jetën, të cilët pyesnin e pyesnin vazhdimisht :” Cili jam unë?” dhe “ çfarë bëj unë këtu?”, janë vanitur në rrugët e zbrazura të psikës kolektive.

Megjithatë, vënia në pikëpyetje e vetëekzistencës, ka vdekur për t’i dhënë jetë një epoke të re; asaj të mediave sociale dhe aktivitetit të ulët mendor. Sipas meje, kjo ka vetëm një arsye; Njerëzit zgjedhin të harrojnë.

***

Duke u kthyer pas në kohë, në një kohë, ende të regjistruar në qelizat e njerëzimit,  ku figura mitike e luftëtarit ende ishte arketipi ideal i një shoqërie tejet të distancuar nga niveli ynë  i perceptueshmërisë.

E kam fjalën për qytetërime të ndryshme nga ky i yni. Ndryshe ne konceptim, mentalitet e mënyrë të qeni. Sado të vështirë humanët e kanë të perceptojnë jashtë fushës së tyre të njohjes, sërish ajo ekziston. Ndoshta e kemi të vështirë të pranojmë që Universi qëndron mbi psikën delikate njerëzore. E të jesh njerëzor në fund të fundit nuk do të thotë më shumë se të mësosh e ndofta, për një pakicë, të kuptosh. Të kuptosh çdo të thotë të jesh njerëzor, në epoka të ndryshme, me siguri më të lartësuara se e jona.. por edhe nëse nuk do e gjykonim kaq ashpër epokën e “informacionit të nxehtë”, a do mundnim, pra, të rindërtonim piramidat e Egjiptit apo të ato të Amerikës së Jugut?

***

Filozofi i shquar Rudolf Shtajner ndër të tjera ka thënë se, përqëndrimi i energjive në një pikë është ajo që e bën një epokë. Dhe kështu shekulli i njëzetë ishte nje shekull inovacionesh në mekanizma. Kjo prej përqëndrimit të njerëzve në kampusin material. Kështu shprehet Dr. Shtajner në veprën e tij “ The way of Initiation”.

Me zhvillimet historike, thuhet se dhe marrëdhëniet kanë evoluar. Patjetër që po. Vetem se shpeshherë teksa gjendem duke kontrolluar telefonin personal, më rrëmbejnë mendime sesi shumë nga ne, i dedikohen më tepër mediumeve elektronike sesa vetes. Po përpiqem të them, se si identitetin personal, apo personna-n siç e quan Jungu, sot e gjejmë të copëzuar në imazhe dhe fraza të thyera e të marra borxh nga rrjeti multimedial.

Harresa, mpirja psikike, sjell më tepër dhimbje sesa vetëdijësimi do mundet të japë ndonjëherë .

Kthimi pas në kohë, në kohën e luftetarëve të cilët e dinin për kë luftonin dhe cili ishte predatori, është kaq i largët në horizotin e këtij shekulli.

Ka gjithmonë dy anë principale, kryesore pra, të historisë. Ana e errët dhë ajo së cilës i kemi hedhur dritë. Atë të cilën kemi përjetuar dhe atë të cilën nuk e njohim. Pjesën të cilën e pranojmë dhe pjesën që mohojmë. Në brendësinë e të dyjave gjendet e vërteta, shpjegimi i traumës. Arsyeja dhe rrugëtimi i saj.

Sado të largët të jemi nga identiteti, apo idea fillestare e luftëtarit , jo si subjekt mesjetar apo romantik, sado i humbur njerëzimi të jetë në rrugët boshë të vetë psikës së tij, ende në një histori të largët që pret vetëpërsëritjen, sytë e luftëtarit dhe vashës ritakohen, ritakohen dhe dyert e harresës mbyllen.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s