Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
Ex ante
 
Nëse ika,
dije se një rrugë dhimbje
nën këmbë shtrova,
ca tinguj zemërimi,
që më degdisin në endjen e largët,
ku të ndihem tokë e pashkelur
dhe të përpij oazet…,
para tharjes…
Nëse ike,
e di, ex ante,
qave heshtaz,
duke fshehur lotët prej vetes…
 
 
 
Digjet perëndimi
 
Vallëzon muzgu prej erës
nga larg zhurma e një prerëse bari
shkund qetësinë e rrugëve që frymojnë ngadalë…
“Lopa” e Shvejkut
tej stacioneve pa trena ulëret,
Digjet perendimi,
zhurmon gargara
jetë në çartisje ….
 
 
 
***
 
Dikush do të vijë,
tej mendimeve të vagëta.
Dikush do të vijë,
në të kundërt të rrugës,
me shikim të paqtë.
Dikush do të vijë
dhe jeta merr tjetër kuptim…
tek fshihen ngjyrat
mbi fjalë,
mbi vargje dikush do të vijë…
 
 
 
***
 
Stisen ngjyrat
tek përgjumet hëna në shi,
e une tej dritares
shoh si llamburijnë dritat,
si ikën e sotmja
pa ty….
Si vdesin ëndrrat prej mëngjesit në mesnatë,
pa ditur se do ketë të tjera….
Stisen ngjyrat,
në të zeze deri në blu marine,
dhe pastaj rilind historia e geishes
tek ruan si shami
imazhin e vetmimtarit të trishtë…
që numëron si tespi
dritat që semaforët thyejnë
çdo natë syve të tij….
duke çelur irise….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s