Autorja Sadije Aliti boton vëllimet poetike  në tre gjuhë: “DASHURI ËME “ dhe “Dashuri magjike”

Autorja Sadije Aliti boton vëllimet poetike  në tre gjuhë: “DASHURI ËME “ dhe “Dashuri magjike”

Fillimi i korrikut solli edhe daljen në dritë të dy titujve të rinj të poetes Sadije Aliti. Dy botime të reja, dy vëllime poetikë në Prishtinë e Tetovë. Në edicionin e Shoqatës Kulturore “Ymer Prizreni” nga Prizreni u botua libri me poezi “DASHURI ËME”, i autores Sadije Aliti. Libri përmban poezi të autores në tri gjuhë: shqip, rumanisht dhe hungarisht, ky botim është financiuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikë së  Kosovës.

“Në librin e autores, Sadije Aliti, “Dashuri ëme”-“Anya szeretet”-“Iubire de mamă“, paraqitet një laryshi temash përmes të cilave ajo jep mesazhin e fuqisë së artit, duke parqitur vuajtjet e kohës që nga brezi i saj, ku ajo konkludon: “Brezi im, mblidh grushtin, e trysnisë bizare, sqaroj edhe më tej robit të kohës”, për të vazhduar kështu me paraqitjen e vazhdimësisë së pranisë përmes lashtësisë si, në poezinë “Melodia në valë”, ku “qyteti dhe mali, përsëri frymonin me të vjetrën, në melodinë e valëve”- thotë mes tjerash Bedri Halimi, botues nga Prishtina.

“Kur lexon poezitë e Sadijes, të duket sikur edhe poezia është me kode, flet e koduar. Po të lexosh poezitë e saj nuk mendoj se e kupton që të thotë haptas dashuroni apo mos dashuroni, pra kuptoni vetë. Në jetën miqësore flet pak, por nga ajo që flet thotë shumë, këtë e përdor edhe në vargun poetik”-thekson Lola Shehi recenzente nga Tirana.

Edhe libri i dytë, “Dashuri magjike”-“Mágikus szerelem”,  është  përmbledhje me poezi në gjuhën shqipe dhe hungareze,  botim i financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Sadije Aliti

“Sadije Aliti e kërkon harmoninë e fshehur të universit dhe mirëkuptimin njerëzor në kontekstin e lirikës së sotme shqipe. Vlen të ripërkujtojmë faktin se, jo vetëm në këtë vëllim bilingual, por edhe në përmbledhjet paraprake, defilon një gamë subjektesh atraktive dhe ekzistenciale, që nga dashuria e vjetër, e deri te mahnitja me pjesën më të shtrenjtë, që s’blihet me para”-shprehet përkthyesi dhe recenzenti Baki Ymeri nga Bukureshti.

”Prurjet e reja të poetes nëpërmjet vargut shpërthyes, por dhe të ndriçuar bukur shpirtërisht, kjo është dhe ajo magjia e heshtur e poetes, që e bën vargun më intim dhe më personal”- shprehet Rami Kamberi, redaktor i librit nga Tetova .

Vargu i poetes tetovare Sadije Aliti tani komunikon edhe në shumë gjuhë të tjera të Evropës e më gjërë.

Shaban Sinani, gazetar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s