Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Shpirti im në blu
 
Po ngjyros shpirtin tim
në blu sot,
dhe kjo është e tëra…
Sytë përmbyten mbi zambakët e ujit ,
mbi palma që dekorojnë rrugët
në trëdafila që çelin me ngjyrat e qiellit,
njësoj,
si të Nënës time…!
 
Si një planet që rrotullohet rreth meje ,
kthehen në blu ditët e mia…
 
 
 
Engjëll mbrojtës
 
Në errësirën e mospërputhjes qëndrova
u ndala si një fëmijë ,
pashë një dritë të ylbertë,
ndoshta ishte drita e Perëndisë .
Mbi boshllëkun e një ajri profum
pa asnjë rrugë ,
me dritare krejt të hapura
ndjeva udhët e padukshme
dhe paqen e Engjëllit që më do kaq shumë.
 
 
 
Pandemi
 
Kopshtit tim
vetëm lulet pashë që kishin çelur
ashtu si përherë
me ngjyrat e tyre të pafundme
dhe unë kujdestarja e përjetshme
çuditërisht poshtë maskës këtë harbim nuk e ndiej,
por ajrit mbytës
shkretëtirës së frikës
rrugëve të boshatisura
lexoj ankthin e përditshëm
të një botë të sëmurë
që peshën e fajit
e lidh me fatin e njeriut.
 
 
 
Atëherë
 
Unë iki!
Në atë perëndim të errët
drejt ishullit të shkretë.
 
Në fund të fundit,
atje është një Itakë
që përherë më pret!
 
Fluturoj me krahët e erës
as gjurmë të mos ngelen,
as hapa pas nuk le.
 
Bëhem oshëtimë e dallgës
coptohem nëpër bringje
e ngrihem mbi çdo det
 
Unë iki!
Në ishullin e shkretë.
Një Kryq i Shenjtë më pret .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s