Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Zanafillë

Ma jep një cop mishi
prej brinjës tënde.
Ta përtyp ngeshëm ndër dhëmbë,
si kumbull majhoshe…
Të mbyll sytë e të të bluaj
me copëka të imëta të vockëla,
derisa lëngu dhe tuli
të treten në qiellzën time
e të të përcjellë shpirtit tim
të të përthithi…
Vetëm kështu do mund ta shuaj,
këtë mall fryme, mishi e gjaku…

 

***

Krehur si kokë tullace
kodra tundtte pemët fije rralla
e shihej pasqyrës blu për pak nur.
I shkrepa një foto me blicin e syrit
dhe mora me vete
përpjekjen e saj për më shumë bukuri.
Tani, krejt pakuptuar,
kam nisur ta imitoj përditë!

 

***

Ti po fle…
Hukatja jote supit tim
end një perde ëndrrash.
Me gishtin e vogël
përdredhur flokëve te tua,
tjerr një qiell dashuri.
Me puthje fryme
të terheq hapësirave blu,
si balonë 21 gramëshe.
Mbështetur të dy në një sup qiell ëndrrash,
na gjeti mëngjesi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s