Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

RRUGA ISHTE E GJATË SI FRIKA

I lashë të gjitha kujtimet
Pas një fjale
Në një ankand të çmendur
Që nga koha e adoleshencës
I shita për pak lek
Letrat e dashurisë

Mbeta fillikat vetëm
Në këtë botë sarkastike
Heshtja e fantazmagorisë
Ishte më e rënd se çdo dhembje
Të cilën mund ta duroj njeriu
Ishte një vigmë
Që i shembte muret e shpirtit

Eca edhe njëmijë vjet
Nëpër një monopat të trilluar
Më përcillnin gjarpinjtë
Dhe hienat e konvertuara në njerëz
Rruga ishte e gjatë si frika
Dhe e thellë
Sa që i shëmbëllente Ferrit të Dantes.

 

AI NJERI PA ATDHE ISHTE MIKU IM

Njeriu me një shishe në xhep
Nëpër metropolet e dynjasë
Këndonte një këngë të vjetër
Këndonte si një pllakë gramofoni
Këngën e paharruar shqipe
Vajë si qenka ba dynjaja

Prej një parku
Në parkun tjetër
Bridhte si një hije e humbur
Bridhte ky njeri pa atdhe
Nën pemët kurorë dendur
Miqtë më të mirë i kishte stolat

Diku nata e zinte duke kënduar
E diku tjetër mëngjesi
Me një vajë trishtues
Që i bënte gurët dhe drurët
Të dënesnin me ngashërim
Ai njeri pa atdhe ishte miku im.

 

PËR BALLOT SEKRETE TË MASKAVE

Nëpër mure afishe të ngjitura
Secila parti identifikohet
Me gënjeshtrën e vet
Nuk mungojnë as fotografitë
E qeshjeve alegorike
Të njerëzve dykrenor

Si hije qëndrojnë të kërthndezur
Qëndrojnë me një pamje largpamëse
Kurse në brendinë e tyre
Në mënyrë më sarkastike
Në shtratin e gënjeshtrës së kulluar
Shtrihet mashtrimi

Muret e ngjyera e të lyera
Si të rinjtë
Për ballot sekrete të maskave
Të ngrohta e të akullta
Nga qepallat si rrëshira u pikon fjala
Ec e besoju këtyre thashethemet.

 

MBETA I VETËM NË KËTË VORBULL

Mbeta kalli i vetëm
Kur thashë vetëm
Askush nuk është pranë meje
Ndoshta nuk ishte as vetvetja ime
Andaj isha një kalli gruri në shkretëtirë

Me kërshëri i shikoj duart prej ashti
Mbase nuk më duken
Si të miat
Në dorën e djathtë mbajë një ushtë
Kurse në të majtën thikën e ndryshkur

Ja përse më ishin të panjohura
Më dukeshin si të huaja
Vrastare dhe delikate
Shikoj plepin e moshuar
Degët luhaten si kurmi im në hapësirë

Mbeta i vetëm në këtë vorbull
Të pashpirt të dynjasë
Unë vetmia ime dhe ushta
Me një thikë të topitur
E cila me egërsi ngulet në ashtin tim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s