Poezi nga Rudina Muharremi – Beja

Poezi nga Rudina Muharremi – Beja

 

***

Mes qiellit dhe ferrit,
frika kishte lënë një frëngji kaq të vogël,
përmes së cilës kalonte e përditshmja,
që mbante ngujuar jetën…
e ajo, një lot burgoste…

Zhubravitur lodhjeve,
irnosur përjetimeve, pengesave,
kacavjerrur hijeve të erës,
dënesës sfilitur, stuhive,
dhimbjeve u këput…

Ra për të qartësuar vështrimin,
veten për të gjetur…!

 

Çel pranverë

Revanshit të gjithhershëm
qepur udhëkryqe
gremiste ditët në kërkim të lumturisë
e labirinti, sa vinte bëhej më i frikshëm…

Dilemë u bë jeta,
gjithësinë tek kërkon ta ketë.

Filloi të shihte gjithçka me sytë e zemrës,
zbrazur nga mendimet,
dhe beftas,
një re iu duk kaq e bukur
tek zhvendosej lehtë për të mbërritur tej,
luadheve me buzën zjarr të skuqur.

E një pemë erës përkëdhelur,
ku simfonia e zogjve e merrte me vete
një merimangë stiste një rrjetë të vockël
një mace nën hije gëzonte,
mos vallë kjo s’ishte mrekulli

Përkundej, e gjethet, imitonte…
qeshej hëna…
dhe ndonëse vjeshta premton t’i marrë…
ajo pranverën çeli brenda…!

 

***

Përpiqej të dëbonte një mendim,
që shfaqej si mjegull kaherë
hapave nxituar,
për t’u larguar me ngut,
e mbërritur atje …,
ku prapë i njëjti e priste…

Pranoi pafuqinë,
tërsëlliu porta që brënda e la;

“Le të rrijë,
retë qiellin bëjnë të duket më i kaltër…
fundja, një mendim s’ka vrarë askënd !”

 

***

Netët rrëzoheshin territ të pacak
e mëngjeset zgjoheshin me të njëjtin trok të egër,
diku, një lot qerpikut rrokullisur,
tej një heshtje e gjatë…,
muzgjesh gremisur…!

U këputën tespijet,
edhe zinxhirët e padukshëm të harmonive,
përpëlitjeve pambarim,
arës konfuze jetë,
e ajo,
nektar mblidhte,
shpirtin ruante,
e mëritë zhbënte fije-fije …
agoninë mundte, e melankolinë,
që avitej ëmbëlsisht
me hartat e stisura dritëhijeve…

 

***

Lëvronte parmenda e egoizmit arën e mbjellur me asgjë,
plorit të mprehtë hapur në brazda
kthyher kushtrimeve ngjethëse,
ndërsa shpirti rrëfimtar,
mblidhte copëzat në heshtje
i shndërronte në sythe të vegjetueshëm pranvere,
vijave të tërthorta,
tek hidhte një tjetër hap të ndrojtur
në atë planet trillesh,
entuziazmit që epej
makthit çjerrës,
tek përpiqej të kundërmojë si lule.

 

***

Bota befas u bë kaq e vogël,
qëndroi e tëra në një xhep,
aty ndjesitë,
aty mendimet,
gërmave shtyheshin…
Emocionet udhëtonin zhguallit të kohës,
rrëzuar përtej atij xhami,
sofrës ku pikëllimi vjen rrotull,
mbretërisë virtuale,

Ndërkohë, jetën humbnim duke jetuar,
thërrmohej ajo majë gishtërinjsh,
atij ekrani aq të çuditshëm,
ku esenca s’shfaqej gjëkund,
morive shpirti mjergulluar…
gremisur urtësia e fjalës…
vetes së shqetësuar:

Ç’u bë jeta…, ajo e vërteta?!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s