Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Aq sa e do lumi detin

Më pëshpërit me buzë ku ledhatohet fjala
Ta dëgjojë melodinë e zërit atë himn shpirtëror
Ta largoj ankthin me buzëqeshjen e ëmbël
Të fle në syrin tënd dëshirat e lodhura
Symbyllur të notoj ujërave të zemrës
Të mbledhë fjalët si gjethe vjeshte
T’i bëjë shtrat me aromë gruaje
Të mbështjell plagët shpresën ta përkundi
Mendimet t’i shpërndaj në jehonën e maleve
Ta çlodhi mallin në tryezën e kujtimeve
Të shpërndaj mjegullat larg shtatë lumenjve
Të shkrijë akullnajat me zjarr buzësh
Nën hijen e luleve ta pushoj ëndrrën
Buzë dy detrave të kuvendoj më shtatë plisa
Aty ku thinjat mi krehin erërat
Fuqisë së fjalës t’ia hapim portën
Të dashurohemi me sy të përlotur në liri
Aq sa e do lumi detin
Ta duam të bukurën Shqipëri… 

 

Unë e di!

Unë e di
Ti s’je vetëm
Në pëllëmbë të dorës të mbaj
Këmishën nga drita e diellit ta kam bërë
Të prek në buzë të fus në sy
Pikë shiu bëhem shtrohem si qilim
Çdo hap e bëj me ty

Unë e di
Ti s’je vetëm
Të zgjojë me aromë lulesh
Si frymë të thithë shijen
Çdo pore ta ledhatoj
Trupin lehtas ta prek
Me fjalë buzësh të përqafoj
Më pas bëhem valë lumi
Etjen t’të freskoj

Unë e di
Ti s’je vetëm
Të gjitha këngët e zogjve
Nën dritare t’i kam sjell
Bëhem zhurmë gjethesh
Të përshkoj me erën e lehtë
Të gudulis hundë buzë e shpirt
Në sytë e ty shkrihem
T’të bëhem dritë

Unë e di
Ti s’je vetëm
Kur gjumi të rëndon dhe mbyllë sytë
Të mbuloj me dritë hëne
Bëhem ëndërr e të përkund
Lehtë të përqafoj
Nën lëkurën tënde lëvizë
Ti e din unë aty jetoj.

 

Erërat na rrëmbyen

Ti që m’i njeh dëshirat
ç’kërkon në natën e qetë
i kam hapat e lodhur
shputat më janë bërë gur
teshat mi grisën erërat me furtunë
ti je mashtrimi
nuk ishe as vetja e as unë

E di ti se nata pordhi e natyra u shkërmoq
kur perëndit mi njollose
Hyjnitë nuk zbresin më
na lan vetëm në hallet tona
që si lecka na varen nëpër sy
ty kokë e grisur
shumë të duket ajo copë Shqipëri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s