Kalendari poetik: Mihail Lermontov (1814-1841) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Mihail Lermontov

Kalendari poetik: Mihail Lermontov (1814-1841)

Lermontov, figurë e shquar e romantizmit rus, një prej poetëve më të shquar rusë të shek. XIX. Qe ushtarak i karierës; në prill të vitit 1841, në Pjatigorsk (Kaukaz), ritakoi një mik të vjetër dhe të dashur ushtrie. Quhej Nikollaj Martinov. Qe ky i cili e qëlloi për vdekje duke i marrë jetën në duel. Ishte data 27 korrik 1841.

KAMA (Кинжал)

Të dua, moj kama ime prej çeliku,
E ftohtë, e ndritshme je dhe mik i mirë.
Gjeorgjian për hakmarrje të pat kalitur,
Për luftë të pat mprehur çerkez i lirë.

Një dorë si zambak mua ma dhuroi,
Atë çast kur u ndamë, ma dha si kujtim,
Qe her’e parë që ajo gjak s’kulloi,
Veç një lot plot dritë që rrodhi me trishtim.

Kur m’i ngulte syt’e zij të përvëluar,
Të rrëmbushur nga një pikëllim i fshehtë,
Si çeliku yt në farkën flakëruar,
Herë shkrepëtinin, herë nxinin, të errët.

Më dhe dhuratë një mik që nuk flet kurrë,
Nj’endacak, në të mbështetet pa u frikur,
Dhe mbetem ky që jam, do të qëndroj burrë,
Si ti, si ti, o miku im prej çeliku.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s