Mirjana Stojanovska (Maqedonia e Veriut)

 

Atunis

Mirjana Stojanovska                      (Maqedonia e Veriut)

 
Mirjana Stojanovska është profesoreshë e gjuhës maqedonase, poeteshë, kritike letrare dhe eseiste. Është e lindur në vitin 1971. Ka diplomuar në Faklutetin Filologjik “Bllazhe Koneski”, në grupin gjuhë maqedonase dhe letërsi. Magjistroi në Fakultetin Pedagogjik në Manastir.
Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë nga viti 2007. Ka qenë kryetare e parë e Klubit të shkrimtarëve në R. e Maqedonisë “Danica Ruçigaj” në kuadër të SHSHM në periudhën prej 2014 deri 2018. Tre mandate ka qenë anëtare e kryesisë së SHSHM.
Është utore e 9 librave poetike. Hartuese e 5 librave të ndryshme. Është e përfshirë me poezi e kritikë letrare në në revista të vendit dhe ndërkombëtare.
Merr pjesë në manifestime poetike dhe panaire të librit në vend dhe jashtë vendit.
Është fituese e çmimeve letrare: “Aco Karamanov”, Radovish, vendi i parë, çmimin “Mediala”, Manastir, çmimin “Poetski bran”, Strugë.
Ka faqen e saj: httрs://poetskisintezi.000wephostapp.com
Është kryetare e Shoqatës për shkencë dhe kulturë “Nova” në Manastir, ku 11 vite radhazi organizon festivalin poetik ndërkombëtar “Poetski sintezi”, kontribuon për afirmimin e poezisë dhe gjuhës maqedonase. Gjithashtu, organizon simpoziume letrare, promovime dhe aktivitete tjera letrare.
 
 
 
LIRIA E IZOLUAR
(Inspiruar nga pandemia botërore, 2020)
 
Qindra poet nga meridiane të ndryshme evropiane
në kuadër të mitingut poetik “Dritare në botë”
ndërtuam lirinë e izoluar
në muajt pranveror virusal 2020
që fizikisht na ndanë
me kufi mes
njëri – tjetrit.
 
Njëkohësisht të gjith ne
ndërtuam platformë
lidhëse me vargje e poezi,
me dashuri e metafora,
me orë të tëra dëgjuam muzikën e fjalës
ku gjithnjë e më shumë
forcuam kuptimin
e ekzistencës humane,
ku të gjith jemi një
në porosinë e vetme poetike:
Të dominojë arsyeja
mes atyre që qepin botën
dhe përfundimisht,
Ne të gjith serish të përjetojmë
LIRINË tonë të plotë!
 
 
 
BUKOVSKI
 
Atë ditë lexuam Bukovskin
në gjith verzionet e tij
të qiell – vështrimit pervers
me formë të organit femëror
(një nga titujt e poezisë së tij)
që Bukovski nga Holivudi
katapultoi në prehërin e dhjetra grave
me ngjyrë alkooli e gjaku…
 
Gota u derdh mbi shtratin tonë
me shije vodke, rumi e lëngu
dhe shije buzësh të njoma
që shkrihen në gjuhën e varkës
më të gjatë në gjirin e Ohrit,
tek ura e drurit nën shkëmbinj,
nën Hënën më të madhe
në këndin e se cilës, afër Diellit,
ishim ulur ne në restorantin e vogël
në ujë
dhe mite
që depërtuan në çdo frymë të shkëmbinjve
nën Kaneo…
 
E tashmja merrte frymë me gjith forcën
dhe ishte arsye që ajo ditë
të jetë e shënuar me numër tjetër
nëpër 31 rrugë
në muajin më të gjatë
që më prekte
nga ana tjetër e tryezës
me verë, sallatë dhe peshq…
Jo, askush nuk u frikësua.
Natën kishte vetëm turistë të qetë të huaj.
 
 
 
ERRËSIRA E NDRIÇUAR
 
Prodhim serik
bluzash e pantallonash,
avokatësh e ushtarësh.
 
Prodhim serik
këngësh e stilolapsash,
hajvar e kastravec turshie.
 
Prodhim serik
mendjesh e bishash,
njerëzish e kodesh,
barërash e mjekësh.
 
Prodhim serik
sergjish të zbrazura,
pa drejtësi
dhe pa arsye
futur në fund.
 
Asnjë nga gjithë letrat
nuk dëshiron të zbresë
në atë pafundësi
e të jetë dëshmitar
i errësirën së ndriçuar.
 
 
 
SHPALOSJE FSHEHTËSIE
 
Sot, gjith shkronjat heshtin.
Sot, sikur fshehin
diçka nga unë.
Është qetë.
Kutia televizive
më ritregon emocione të huaja,
e mua edhe ndjenjat e mia më rëndojnë.
 
Sot çuditshëm më tingëllon trupi im
si marramendje në krevat,
po pres çka do të ndodh
nga kjo marrëdhënie çuditshme e forcave
të fjalëve rreth meje.
 
Sot ndryshe historia më tingëllon,
më ndryshe interpretojnë fshetësitë e mia,
kurse unë si bredh tërqethem…
Vallë kam fshehur diçka nga vetja?!!
 
 
 
DERA E MBYLLUR
 
Qëndroj para derës së mbyllur
si figurë dylli
dhe nuk di nga të filloj.
 
Më dhemb koha e humbur,
më rëndon dera e mbyllur,
e pranë meje dhe një derë e mbyllur
e shokut tim.
 
Më vjen keq për peshën e tij,
por, unë dashuri për të nuk kam.
Por, kam diçka të njëjtë,
pyetje të njëjta:
 
Kush na e murosi derën e madhe?
Si të depërtojmë?
Çka qëndron në anën tjetër
të derës së murosur?
 
 
 
SEKUENCA
 
Koha më tradhëton,
minutat injorojnë ditën,
nuk mund të blej bilëtë
për në katin e katërt.
 
Zëra me plehëra perverse,
fytyra të zymta shikojnë nga televizori
shikojnë drejt në mua.
Pse unë të dëshmoj
ekzistencën e tyre?
 
Dua ta dëgjoj
të dashurin tim,
rrëfimi i tij më qetëson
dhe kur të qetësohem mirë
në shtratin tim të ngushtë
më zgjon goditja në dysheme
e duarve të mia të pandjeshme
në të dya anët e krevatit.
 
Natën askush nuk më prek.
Ditën e gëlltiti si një kifle,
pres sekuenca kohësh të huaja.
Dhe pastaj
vesh uniformën ditore
si uniforma e bashkëkohësve të mi,
dhe përzihem me formulat
e zgjidhjes pafund.
 
 
 
Përktheu nga orgjinali në Shqip Adem ABDULLAHU

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s