Poezi nga Janis Ricos / Përktheu nga anglishtja: Erla Velaj

Poezi nga Janis Ricos
 
 
Sepse!
 
Sepse autobuzët qëndruan përpara kangjellave,
sepse kukullat në vitrinat e vezulluara të dyqanit belbëzuan,
sepse një marangoz theu derën e xhamtë tē birrarisë,
sepse fëmija ishte vetëm në ashensor, me lapsin e vjedhur,
sepse qentë kishin braktisur vilat bregdetare,
sepse grirësi i ndryshkur ishte mbuluar nga hithrat,
sepse qielli ishte hirnosur bashkë me peshkun e kuq,
sepse kali në mal ishte më i vetmuar se një yll,
sepse këta dhe ata së bashku u përleshën,
për shkak të kësaj, për shkak të kësaj,
të thashë trillime…
 
 
 
Mungesë!
 
Në duar, mbajmë hijen e duarve tona.
Nata është ledhatare, askush nuk na sheh, teksa mbajmë hijen tonë.
Kapemi fort pas natës. Vështrojmë përbrenda vetes. Pra, mendojmë ndryshe nga të tjerët.
Deti, ende ndjek sytë tanë, edhe pse nuk jemi atje.
Vajza e re shtyp dashurinë e saj në gji, dhe shohim larg, duke buzëqeshur, drejt një distancë të gjerë.
Ndoshta, lart në vezullimin e yjeve, kupola e qiellit hapet, duke u shtrirë mbi det, pemëve të ullirit dhe shtëpive të mëdha.
Dëgjojmë fluturēn, që flatëron në gotën e Ditës së të gjithë Shpirtrave dhe vajzën e peshkatarit që bluan heshtje në mullirin e kafesë.
 
 
 
Përktheu nga anglishtja: Erla Velaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s