Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

***

Mos më duaj kaq shumë.
Jo, mos më duaj vetëm mua.
Pak dashuri lëre për këtë ditë.
Mos harro, të duhet ta duash dhe erën.
Pa të nuk pllenohen lulet.
Pak dashuri për lulet e bardha të kumbullës.
Gjithmonë dashuri për tokën kur butësinë ja ndjen në shput.
Pak dashuri për mëndafshin blu të detit.
Mos më duaj vetëm mua,
mos më duaj kaq shumë.
Se kur të gjitha dashuritë e tua ti shikoj,
do të vijnë përsëri tek unë.

 

***

I mban mend kujtimet tona
Si gjurmat mbi rërë
Nuk janë më, por ti të lutem mos ik
Puthjet që nga larg të dërgoja
Ishin puthje te mbytura, nga deti im
Por përsëri të lutem mos ik
Çfarë ka mbetur nga unë se di
E gjitha është për ty, merre dhe ik!

 

***

Dua ti vë një emër moshës sime
Duhet të ekzistonte një hendek kapërcyes vitesh
Por jo është një vije e hollë,
që në pranine tënde zhduket
Me ty
Nuk mund ti vë një emër moshës sime.

 

***

Pafundësinë e gjej midis mëngjeseve dhe mbrëmjeve
Nuk di kë nga të dyja dua më shumë
Pikënisja për të arritur diçka tjetër
Eshtë një zinxhirin që nuk e njoh kurrë
Misteri yt është forca që më lëviz.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s