Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

A e sheh sa e vogël asht bota?
Nuk ka vend për shpirtin e tallazitun.
U ba kohë që nuk mendoj për dashuni,
100 ditë, ndoshta, por besoj se më duhen shekuj me përmysë
diçka sublime.
E në mendjen teme jena të pavdekshëm
të pafajshëm,
të pavetëdijshëm,
të paardhun ende në këtë epokë
ku njerëzit vdesin
faret tresin e nuk shfaqen andrrat.
Na jena zanafilla e nji bote tjetër,
aty ku sytë të zmadhohen mrenda të mive,
e krejt qielli asht i fëmijëve,
ylberi u përket poezive
e deti yjeve,
a e sheh çka due më kenë
pak zemra jote,
e ti rri njashtu shpirti jem
edhe në këtë jetë…

 

***

Ndij gjinkalla t’gumzhijnë
zjerm kjo stinë,
ndjej tokën tue bulue thëngjij,
mramje e avullt si bukë e pjekun.
Shoh andrra që rrshasin shpindës,
fusha veshë n’ar,
ndërsa thatina m’rreshk fytin.

N’duert e mia,
etun për l’kurën tande,
asht ndalë vera.

 

***

Ndjej hijen tande
tuj gurgullu brenda meje, e kam frikë,
i rrebelohem natës, pa e ditë
sa e flaktë mundet me kenë.

 

***

Unë të la diçka temen
çdo ditë,
një qerpik,
fshehtas një shikim,
një zemër
pak shpirt…
Një rresht sot
një nesër,
një mot.
E kuptoj se tash po më duhet
me kërku poezinë
tek ti mbas do vitesh,
a po ma ruen?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s