Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Empusa
 
fytyrë e shndritur nga flakët
edhe pse ke vetëm një këmbë
ashtu si atë emrin t’ a thonë
Empusë, që fëmijët ke trëmbë
 
që kur të dërgoi Ekati
me sarkë ushqyer nga mua
në mëngjes si shejtan -evlati
në darkë si midia- grua
 
ndaj vjen e më puth Aristofani
në vesh pëshpërit hera- herës
-e krijova babashenë për dionisë
për zotë të qejfit e të verës….
e vesha me pantallona varfanjaku
me kapele republike fijekashtë
sa herë të doni të më shndrisni
e digjni bashkarisht në pashkë.
 
 
 
Sa i mirë që je
 
Futem më mirë, aty, tek koka
në dhimbjen tënde, mbi dhe’
Mos të më lesh, pa perëndira
Si Dia, të shfaqesh, mbi re
Oh,kur të zënë, dhimbjet e forta
nga balli, lindem mua
Të mbaj në gji, të të nanuris
O-o-o,o futë e nënës me ftua…
Futem më mire, në kokën tënde
O e dhimbshmja, e shpirtit melodi
të n’ a fashojnë, si faraonët
ti flemë mijëvjeçarët të dy.
Oh, kur të të zënë dhimbjet e forta
nga balli yt, lindem mua
Të mbaj në gji, të të nanuris
O-o-o,o futë e nënës me ftuaa…
Futu më mirë, në kokën time
në dhimbjen time, mbi dhe
O pendëz e bardhëz, lehtez e lehtëz
Oh, sa i mirë që je!
 
 
 
Ah…
 
Ah, që s’ mundem dot pa ty,
thua …, shpirti do më dalë,
thua …., ditët po largohen,
dhe nxitoj para, t i ndal….!
 
 
 
Plagë dashurie
 
Andej nga je, ti,
kam kaluar njëherë,
më quanin Sibile…
Atëherë edhe qielli,
kërcente i djersitur,
çdo gjë kërcente,
nën ritmin tonë…
Sibile-Orfe-Sibile…
Aq bukur e shfrenuar,
sa m u morën mendtë.
Aty i plagosa krahët
Dhe…humba fluturimin…
…….
Andej nga je ti,
kam kaluar njëherë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s