Poezi nga Natasha Çera Duriçi

Poezi nga Natasha Çera Duriçi

 

***

Nji pllambë e nji gisht
shputa jeme
Sa dora e hapun hieroglif gjurmësh jam përpjekë
kur gishtit, hatri kund si ka mbetë !

..hala shiu mungon me u jetësue baltë!

Nji pash e nji përçik..
shtati jem
mullar i imët i vumun dimnash..
I fundi gisht i dorës në radhë
ma sajuen nji majë nxitin
si qylaf i shtremët ..!

..ma su rrita, ma su bukurova !

Nji okë e nji derhem..
aq randoj veç kur flej e mshelem sysh
N’nadje vesh tesha metali
e bahem grue
asgja e pamujtun s’bahet !

Shputa jeme nji pllambë e nji gisht
shtati nji pashë e nji përçik..
Nën petka ..paj lëkurë e bardhë e brishtë..

Përditë e ma e randë..shputë, shtat e shpirt !

 

***

A i rëndet një gjetheje
një burrë!?
Dy këmbë mbi të hipur
a ja peshojnë burrërinë ?
Njëlloj prej damarësh jetojnë e mbahen
por ,a i shkulen gjethes brinjë ?
Mbi liqen kur udhës, nisur
ajo e zbehtë mbi ujë
ai hipur mbi të.
Kush varkë e kush varkëtarë,
po rruga gjurmë ,a lë ?!
Po dje kur gjethja u trimërua
e ra përdhe ,aty ku të jetë nisi!
Kur si kërcuri mbetet..
si s’çahet n’rrëzim si burrë, lisi ?
Kur shiu vjen të puthet
me gjethen e stolisur.
Ku mbahet vallë një burrë
mos bjerë në pikëla krisur?!
Nesër kur ajo të çmendet
drejt qiellit t’shkojë përpjetë.
Një burrë ,a e ndjek një gjethe
në rrugën e saj tek retë ?!
Një gjethje dënuar vjeshtash
një burrë vallë ,sa i rëndet.
Ja era sapo fryu..
por, veç gjethen pashë të çmëndet !

 

***

N’anë rruget shpia jeme
nihen zhurmë e zana pa ja nda
Kerre që qesin inat tymi për mas
tuj u hakërry n’xhaden shkojnë e ecin.
. .E harrueme hapash rrugica e portës teme
ma kush nuk vjen
Ashtë rrudhë n’mall me ndi zanin e vet !
Paj..do kam shkallet
përditë u qes ujë të ri përmi
si lakmues
Me lexue nëpër to
kaligrafi t’vjetra kambësh e eshtrash
që hala ruhen n’betonin e vjetër!
Kur dielli shkon n’zenit shtyj kadalë xhamin
Perdet si paloj..e la hapun një copë
atë që bjen kah rruga.
Si due kurrë perdet e palueme bukur
portën me hekur se kam vajis ,as ndry jo
N’udhën me zhurmë del rrugica jeme
si prrenjtë që kado t’sillen bahen det..
..palu krahësh rrugica e shkretë !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s