Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

ËSHTË KOHA

Është koha
Lulet të flasin e buzët të heshtin
Fjalët s’na duhen më por koha

Është koha
Dielli të na rrëfejë për këtë stinë të ngulfatur
Ku ata që jetojnë keq të lahen me rreze

Është koha të zgjohemi
A e sheh
Duke ëndrruar na ikën
Të gjitha kremtat e pa festuara
Derisa vetëtimat e zhurmshme
Si vetulla të thyera mbi syrin e shpresēs
Thyhen si qelqi i avulluar
I dritareve të mbyllura

Është koha
Ta ndezim zjarrin nga hiri
Dhe puthjet mëkatare
T’i dërgojmë në ferr

Është koha
Ta vjellim neverinë nga barku
Parajsën ta mbjellim në mes nesh.

 

(Njeriut)

Ti duhesh…

Të rrezatosh por jo të shkëlqesh
me rregull i parregulltë të jesh
vetvehten mos ta shkatërrosh
i lirë të jesh
i pamundshëm të jesh
këtu dhe atje të gjendesh

pyetje me kuptim të përpilosh
atë çka mendon t´a ndjesh
i tejdukshëm të jesh
të shpejtosh

mësheftësira të kesh
si askush të veprosh
ëndrrat e tua t´i realizosh
në lartësi të tua të ngjitesh
çastin e rastin t´a pastrosh

me këmbë të shëndosh
gjembat mos t´i shkelësh
shumë të dashurosh
nga askush dashuri të mos presësh

Ti duhesh…

të mos gënjesh
në ndihmë urgjente
i shpejt të jeshë
në anën e djathtë
të vozitësh
nga ana e majtë të tejkalosh
hjeshëm të mplakesh

martesa të mos prishësh
në ngushëllime të jesh
falënderime të mos presësh
vetvehten t´a pushtosh
të vallëzosh

Ti duhesh…

asnjë shok e mik mos t´a shqetësosh
asnjë derë të mos e përplasësh
të bardhën mos t´a nxijsh
nëpër shkallë të hajnave
mos të ngjitesh
çdo ditë vetvehten t´a kontrollosh

gjatë udhëtimeve në shtëpi të jesh
kritikën t´a pranosh
me hund të shikosh(vështrosh)
vetvehten mos t´a kafshosh

i hareshëm të jesh
vetvetes pushim t´i bëjsh
pa turp të jesh
shkëlqyeshëm të jetosh
nganjëherë i marrë të bëhesh

Ti duhesh…

Me qëllimet e tua të startosh
vetveten shpesh t´a adhurosh
nën asnjë hije të mos rrijsh
rrotat e tua të sigurisë t´i kontrollosh
në qetësi të grindesh

filikaqe të mos jesh
rreze dielli të dhurosh
nga vetvetja mos të ikësh
mprehtësinë t´a kuptosh
të rrumbullaktën t´a përthekosh

më shumë te qeshësh
se sa të vajtosh
hidhërimin në telashe
mos t´a shndërrosh
jetën me ngjyrëra të bukura
t´a ngjyrosësh
fytyrën mos t´a humbasësh

një Po të vendosur t´a kesh
një Jo të vendosur t´a thuash

një fëmijë në shpirt t´kërkosh
ai do të t´a tregojë rrugën e drejtë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s