Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Melodia e shpirtit” të autores Erinda Medolli

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Melodia e shpirtit” të autores  Erinda Medolli

Titulli: Melodia e shpirtit
Autore: Erinda Medolli
Redaktore: Pranvera Medolli

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores
ISBN: 978-9928-326-23-2
Botimi i parë, 2020
Formati : 14x20cm


Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr.Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2020

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Medolli, Erinda
Melodia e shpirtit : poezi / Erinda
Medolli. – Tiranë : Ada, 2020
80 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-23-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

PARATHËNIA

Kërkesa e mikes time të fëmijërisë që t’i bëja një parathënie libri, ishte një gëzim i madh për mua. Kush më shumë se unë e njeh shpirtin e saj të bukur?.Jemi rritur bashkë dhe akoma vazhdojmë së bashku t’i ndajmë gëzimet dhe vuajtjet. Librin e parë që Erinda ma dhurojë, e lexova me një frymë .Pasi lexova dorëshkrimin që pret të bëhet libër, ashtu siç pret një grua të bëhet nënë,nuk besoj se me këtë parathënie do të mund të shpreh gjithë emocionet që ndiej. Figurat artistike që përdor poetja shërbejnë për të shënuar një prag, një zakon të natyrshëm, që ndan të shfaqurin e artit nga shfaqjet e tjera.
Këtu kemi të bëjmë me një aparencë që vazhdimisht vesh figura të ndryshme,mbulime të veçanta, të cilat bëjnë që poezia të qëndrojë në një mënyrë të heshtur dhe të bukur.
Forca e saj poetike qëndron në të prezantuarit pa sforco.
Duke e ditur më së miri, se figura është kështu një mbartës i një mospërputhjeje, në mes të imazhit të saj dhe aparencës së jashtme.
Poezia ka natyrën e vet të brendëshe korrigjuese, që e detyron të korrigjojë gjestin e papërmbajtshëm të pamjes së saj fillestare, dhe që krijon një raport social të mrekullueshëm.
Shpesh nga poezia në poezi, shohim se stili i saj është instrumenti i zgjerimit në mes te bllokimit të dy poleve që krijojnë raportin e komunikimit.
Ky është imazhi që thyen pritshmëritë, dhe paraqet nëpërmjet një gjuhe të përkulur,dhe me kërkesa të veçanta të shprehuri. Ky është një element i zakonshëm .
Në të njëjtën kohë, dëshira e thellë per marrëdhënie me botën, e merr përsipër një tendencë, të shtyjë atë drejt një korrigjimi të thyerjes fillestare, riparimin radikal të dhunës së vetmuar imagjinare individuale. Të krijohet përshtypja se stili i i saj shërben për të prodhuar një pykë, një hendek midis qetësisë së komunikimit social, dhe trazirave të gjestit artistik, në mënyrë të tillë, që të favorizojnë një pamje që gjen admirim dhe jo keqkuptim ose frikë.
Për lexuesin po citoj një poezi të bukur që vjen natyrshëm pa sforcim.

“Pa dashurinë nuk jemi të lirë!
Si metafizika e gjërave dhe gjëndjeve
Dashuria është çfar shohim e ndjejmë
Është skllavëria jonë vullnetmirë!”

Maskimi që merr retorika e saj,e cila mund të kalojë nëpër maska të ndryshme, të cilat ndonjëherë edhe ato frymëzojnë poeten.Por fundi është gjithmonë ajo që mban një shpresë, një pezullim i shijes së mbrojtjes, e cila pastaj lejon hyrjen e madhe në botën e poezisë , nën sytë e kujdesshëm dhe të admiruar, gati për të kapur ndryshimin tuaj si lexues. Poezia nuk përballon indiferenca, as çmendurinë e një shikimi që lind në një kusht inert, dhe imazhi prezanton gjithmonë bukurinë e librit.
E vetëdijshme për inercinë e së përditshmes, autorja
Erinda Medolli nuk e jep mundësinë e dështimit nga ana e shikimeve indiferente. Surpriza, sjellje e çuditshme, si dhe arti proverbial,janë lëvizja taktike e një strategjie që synon të konsolidoje ndryshimin e imazhit artistik nga imazhet e tjera.
Mrekullisht bukur, edhe kjo poezi, që veçova për lexuesin tregon se kjo është një shpresë e dielltë.

“Do vijë dita.

Po mua kush do të ma kthejë sadopak
Lotin që doli nga syri si zambak?
Të më ngrohë shpirt, e të më ngrohë gjak
E të ma heqë trishtimin përçark

Besimi se dashuria do të më gjejë
do më përkëdhelë me fjalët që ajo din
Do të vijë edhe dita ime
Tek Zoti dhe dashuria kam besim.”

Vjen natyrshëm Zoti dhe dashuria në shpresën e autores, e cila nuk është një dëshirë për të shpëtuar nga realiteti, por përpjekje për të hyrë në një tjetër hapësirë,për të zgjeruar një hendek që zakonisht duket i përjashtuar.
Autorja korigjon vizionin e shkurtër dhe prezanton një shikim më frontal, por të gjatë, të diferenciuar, një shikim të harkuar.
Kështu që mund të anashkalohet frontaliteti i pakapërcyeshëm i gjërave dhe gjithashtu të marrë ato gjëra mbrapa. Poetja , pra, punon për të hapur këto porta, për të lëvizur pikëpamjen.
Një siguri e shtyrë nga raporti i impulseve ambivalente.Pra, e gjitha kjo e ka një zanafillë , sepse nis nga diçka që merr rrugë nga dëshirat që të çojnë drejt një gjendje të shpirtit .
Kudo në libër hasim vargje të optimizmit të saj, diçka më ndryshe se sa libri i parë , ku dielli i dashurisë rrezaton dhe nuk të djeg.

“Që fjalës t’i jap melodi
Dhimbjen t’a kthej në forcë
Jetës t’i jap ylberë ,ngjyra e bukuri ,
Urrejtjen e zezë, e kthej në dashuri.

Të shpreh një brengë, një melankoli
Në fletë të bardhë, me thëngjill jete të zi,
Zemrën në letër,shpirtin në diell
Lartësohet në mua e bukura poezi.”

Parathënien po e mbylli me këto katër vargje të bukura të poezisë pa titull.

“Pa titull…

Nëse do më donte si shpirt dhe si njeri
pa menduar, do t’i jepja zemrën e vyer.
Titulli i vetëm i kësaj dashurie
të më ngjisë çdo copë të thyer.”

Xhensila Hoxhalli, shoqe e adoleshencës së autores

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s