NË DITËN E SHKRONJAVE

 

Nga: Ramiz Kuqi

I ra trup e shkurt qytetit të ëndrrave të tij. Disa herë me radhë, pa e këputur udhën fare.Lagja e shëtitores gumëzhinte nga zëra të rinjsh, fëmijësh…e ndonjë e qarë dëgjohej deri në fund të lumit.Hapëroi më vonë , djathtas e majtas, eci kokën lart .U ul të një breg , mbi një thep guri të lëmuar , duke medituar
.Kishin ikur shumë vite, stinë.Kur bëri të dilte në udhën dytësore, filloi të rigojë shi. Një shi i imët , i ftohtë. Mbi male dukej se po binin fluska të shpërndara të borës.Ballë për ballë u takua me Luanin, i cili mbante në dorë një bisht të bardhë të sëpatës, i lëmuar për mrekulli. Kur u afrua afër, bëri në lëvizje të paakorduar mirë.Dy – tri herë u rrotullua në vend sikur të ishte në ndonjë livadh për kositje.- M’u largoni t’i kosit këto mbeturina të barit të thatë , mbetur në këmbë nga vera e kaluar?- dhe kërcëlloi dhëmbët. Eh n….e nënës shpërtheu i skuqur në fytyrë.Këta, pa apostrofuar askënd me emër, nuk meritojnë asgjë. Asgjë nuk janë. Plehëra të kohës ..plehëra.
-Hmmmm…zoti Luan , ç’janë këto fjalë sot?- vazhdoi me qëllim që t’ia zbuste nervin e brufulluar aty për aty. Nuk e dini se çfarë dite është sot?- vazhdoi ta pyeste A.? Ditë e shenjtë. Ditë e lindjes së shkronjave. Të një lindjeje të vështirë, të një rruge të gjakosur. Keni harruar, z. Luan ?
– Nuk jam çmendur, jo !.-ia ktheu Luani, pak si i penduar për një çast të ikjes së pamenduar mirë nga vetja.Jam mirë. Por ja se si më erdhi.E kam një fjalë zjarri , m’u këtu në zemër. Më erdhi si një dallgë lumi. Zemrim i padëgjuar. Nuk munda ta ndal.Dhe, mirë bëra që e zbraza.E po kush po ta vë në pullë A. sot ?- dhe vazhdoi të skuqej në fytyrë. Kush? A nuk më thua? Unë eca derë më derë , një dekadë, shtëpi më shtëpi , për këto shkronja. E sot? Ta var ndokush ?
Këta që janë, për vete morën gjithçka. Ngritën pallate.Bursa për shkollim në Evropë për fëmijët e vet. Marrin sa të duan mëditje, pa folur disa asnjë fjalë. E unë me këpucë të grisura , këmbëlagur jam endur, me frikë..Punë me frikë ore A. ! Se ta të zhdepnin në dru sikur të zinin me Fjalën në Gjuhë!
-E po neve na ka takuar të bënin një gjë të tillë.-i tha me zë të ulët, duke dashur ta zbuste pak Luanin, E në sytë e tij dukej se ishte akumuluar një liqen dëshprimi.
-Po pse unë a nuk di të jetoj si ata?-vazhdoi me pezmë bisedën. Kush janë ata? -tha si në heshtje. Është ditë e shkronjave sot. Asnjë fjalë, asnjë letër me një fjalë..Kjo më dhemb Madje, nuk e dëgjove ti fjalën e djalit të legjendarit ? A ke veshë, a ke sy? E dëgjove seç tha? Në kullën e flijimtarit asnjë…nga paria e vendit. E Ç’i thua ti kësaj pune? Jam çmendur unë apo bishti i sëpatës !
-Lëri këto punë Luan !, – i tha A., janë të thella . Si sekretet që i ka deti dhe femra. A ka njëri që mund ta definojë sekretin e detit e të femrës? Edhe politika është e tillë. Kush ngjitet në majë, nuk do t’ia di atij që është poshtë, në rrugë, pa punë, pa asgjë mbi kokë. E tillë është jeta në Ballkan. Gjithmonë i trazuar, si valët e deit.
– Po, po!- belbëzoi Luani. Pasi bëri edhe një rrotullim në udhë, e hodhi shlopin në lumë.E tha diçka nëpër dhëmbë. Germa të këputura nëpër hapësirën e gojës !

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,690 hits

March 2017
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List