Ajzberg / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Ajzberg

Eja, si një përkundje e lehtë valësh
tallazeve drithmë të shpirtit shkreti
oaze lotesh,
me rrënjët fundosur në dhimbjen e harruar
lagur nga rrjedha e kujtimeve
harlisur qiejve të varur shpresës
me thonjtë gërvishur ajsbergut
prehur në thellësi.

Zgjoji vullkanet e fjetura
në këtë shkrirje kohësh të ngurtë
mbetur varur distancash
në pritje të pasionit që nuk lindi kurrë
degëve të thara shpirtit,
që thyhet përvuajtur vegimesh
e rrëzuar gjethesh
në avuj mendimesh
Iluzioneve, si dikur
çelur brishtë sythesh
në pranverë stinësh…

Julja

 

Juljana Mehmeti

 

Refleksion rreth poezisë ” Ajsberg… ”  nga Qemal Guri

Studiuesi i letrave është gjithnjë në gjendje tensioni dhe ethjeje, si ai gjuetari i peshkut ne buzë të detit që pret fatin ti sjellë nje peshk. Edhe pse ai gjendet para shume poezive, ato jane si ai peshku i vogël qe ende nuk ia vlenë të zihet. Dhe peshku i madh rrallë zihet ndër krijuesit e poezive. Edhe sonte ndemjet të tjerave, peshkova befasisht poezine “AJZBERG”, të poetes Juljana Mehmeti. Çfarë hermetizmi brishtesor dhe i hajthshëm, i ankthshëm dhe dhimbjesor, i ngohte prej pathosit shpirtror që shpërthen nga nënvetëdija e thellë dhe ajzbergor nga labirintet e panjohursisë dhe moszotërimit të kësaj nënvetëdijeje, që askush nuk ka mundur ta zbulojë e ta përshkruaj, e jo më ta studiojë. Diçka tejet e brishtë të bën të besosh se kjo britmë e mekur juljaniane është karstikim i shpirtit të saj nëpërmjet një apostrofimi tejet ndjesor, me duar të zgjatura që kërkon një lëmizhde jete të praruar dhe një perlë ende të paarritur. Dhe kjo përbën distancat hapësinoro-kohore ku ka ngriryr folenë pritja e përjetshme që nuk arrinë prej frikës dhe makthit, shndërruar në vegime të përvujtura në avuj mendimesh të iluzionuara, që ka ngatërruar në degët e thata të shpirtit, në dikurësinë e sythimeve, tashme pranverë e ngatërruar stinësh.

 

Qemal Guri

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s