Poezi nga Valbona Jolla Hani

Poezi nga Valbona Jolla Hani
 
 
NJË DITË ME SHI
 
Duke ecur rrugve të qytetit tim,
ndjeva një romanc,një poezi…
Pyeta veten,çdjenjë e çuditshme!
prekja frymën tënde,flokët gjithashtu.
 
Ishte ditë me shi,diellin pash aty,
lindur nga një buzëqeshje në ata sy.
Era fëshfërinte flokët,dëgjoja një afsh,
fjalët thureshin gërsheta,këngë në pentagram.
 
Kondinoja notat,pikat e shiut nën ombrellë,
trak-trukun e takave,tik-kakun e zemrës ndjeja.
Ndoshta ishte kënga e këndonin dy zemrat,
në të njëjtën koh po thurnin triko ëndrrat.
 
Kam shkruar vargje nga një gllënjkë dashurie
kam luajtur me nota nga një shkëndijë magjike.
Do të shkruaj dhe në acar vargje poezie,
nuk do pranoja,në ditët me shi të mos ndjeja diellin.
 
 
 
MUZIKA E FJALËS
 
Trëndafili nën gjirin e sythit!
pa çelur petalet,vjedhur kënga.
Nën ngrotësin e shpirtit të etur
puthur nga buzëqeshja e diellit.
 
Me puthjet e tua prek Universin,
ngazëllyer përtej rëtinës së syrit,
Në krahët e mi drita e mëngjezit,
freskia,ndriçon dhe yjet e qiellit.
 
Sëbashku formojmë diellin e hënën,
aty folen ngrite,zog i bukur pranëvere.
Nën jorgan strukur në shtratin e hënës
me sytë e një përralle fleh muzika e fjalës.
 
 
 
FSHEHUR NË DIELL
 
Kam prerë biletën për tek ti,
Pa kthim mbrapa në errësirë.
Mbushur zemrën me ëmbëlsi,
Paketuar çdo frymarrje në arrati.
 
Gjithmonë tek ti,fshehur do rri,
Fjala e lënduar ra në shkretëtirë.
Ti shkrive akullin në shpirtin tim,
Thave lumenjt,rridhnin në sytë e mi.
 
Më verbove me rrezen e mëngjezit
Më mbështolle me mantellën e diellit.
Edhe gjethja kur bie ngjan si fllad ere,
Udhëtim brënda shpirtit,ngrohur nga ti.
 
 
 
UDHËTIM BRENDA TINGULLIT
 
Udhëtim brënda tingullit të zemrës,
Muzik e vjetër mbetur thellë në mëndje.
Me tekstin më të bukur stinë pranëvere,
Gërshetuar notat me fërshërimën e erës
 
Tingullin më të bukur e këndon shpirti,
Kur nata bie vallëzon bashk me ëndrrat.
Fleh magjepsur mbi thesarin e zemrës,
Larg urrejtjes që ka pushtuar Universin,
 
Dashuria është emri i çdo ylli magjepës
Fjalët e ëmbla burim derdhen rrjedhshëm
S’kërkoj më shumë nga ngjyra e shpresës,
Dritare të hapur,të hy brënda rreze dielli.
 
@V.J.H.@
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s