Flet këngëtarja e mirënjohur vlonjate Kozeta Shabani / Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

 Flet këngëtarja e mirënjohur vlonjate Kozeta Shabani

Me Anita Bitrin kam kënduar disa herë, ishte gjigante në skenë. Kur dilte Anita salla tronditej, si duet na mbërthente emocioni.

Për herë të parë kam kënduar para Çu En Lait në vitin 1974 një këngë kineze. Reshat Osmani dhe Haxhi Dalipi mbeten mësuesit e mi. Me këngën  “Sikur të kisha trupin tënd” morëm çmimin e tretë, në Festivalin e Gjirokastrës “

 

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Një këngëtare që kurrë nuk ka kënduar me superpozim. Ka një zë kumbues dhe një çiltërsi fëminore. Kudo që ka shkuar është pritur me duartrokitje. Kur i kërkohet nga spektatorët apo njerëzit e ndryshëm këndon dhe këngë polifonike por gjithmonë kur është shoqëruar me Paro Ziflajn që e ka idhull. Këngët e saj thuajse nuk i këndon askush, pasi dhe zëri i saj është shumë i veçantë. Ndoshta ka një fillim interesant në rrugën e këngës, pasi për herë të parë në skenë është ngjitur në moshën 6-vjeç në Vlorë duke kënduar një këngë kineze para udhëheqësit të madh kinez të saj kohe Çu En Lait.

Si erdhi kënga tek Kozeta, rastësisht apo ishte një trashëgimi familjare? 

Kënga me mua ka lidhje që në fëmini. Isha e angazhuar qysh në Festivalin e Yllkave, në Festivalin e Pionierit, më vonë  me Pallatin e Kulturës dhe më vonë në Estradën e Vlorës, që ishte dhe mbetet një Estradë e madhe.

-Si i mban mend lidhjet me Festivalin e pionierëve dhe kush ju etiketoi si një këngëtare e madhe?

Ah e mbaj mend atë moment. Ai që më veçoi ishte muzikanti i madh Reshat Osmani. Ai më zbuloi dhe më afroi ndihmë në çdo drejtim. Pastaj, në Pallat të Kulturës ai që më ndihmoi, ai që më dha shumë forcë ishte “Mjeshtri i Madh” Haxhi Dalipi. Këta dy njerëz të lidhur me muzikën dhe që sot nuk jetojnë ndikuan shumë në rrugën time të artit.  Ishin këta dy korifenj që më çuan në Festivale të Pionierëve apo ato të klasës punëtore dhe më vonë në Festivalin madhështor të Gjirokastrës.

–  A e mban  mend se cila ishte kënga e parë që keni kënduar në skenën e Estradës së Vlorës?

Po e mbaj mend si sot por nuk do besoni. Kam kënduar një këngë kineze (qeshim ne qesh dhe ajo). Po, po kineze. Atëherë kishte ardhur Çu En Lai në Vlorë dhe mua më kishin zgjedhur si fatose të këndoja një këngë kineze. Këngën ma mësoi një që dinte gjuhën. Ndenjëm shumë gjatë për ta mësuar. Pra unë shqiptare dhe ngjitem për herë të parë në një skenë me një këngë kineze. Unë kam pak dhe fytyrën si kineze, flokët i kisha me balluke  dhe nga mbrapa mi mblodhën bishtaleca. Nuk dalloja nga asnjë kineze(qesh). Kur mbarova gjithë salla u ngrit në këmbë me duartrokitje dhe Çu En Lai erdhi më takoi. Ishin mbresa vegjëlie, ku nuk kisha shumë emocion se nuk e kuptoja mirë rëndësinë e asaj vizite. Isha vetëm 6 vjeç. Mund të ishte vitit 1975. Pas kësaj kam marr pjesë në të gjitha Festivalet e Pionierëve deri në 16 vjeç.

–  Kur kaluat në Pallatin e Kulturës dhe si ishte organizimi aty?

Në Pallatin e Kulturës së Vlorës kam kaluar në moshën 16 vjeç deri në 22 vjeç. Aty mësova shumë gjëra pasi dhe aktivitetet ishin shumë të shpeshta dhe cilësore. Në atë kohë kam kënduar vetëm këngë të muzikës së lehtë. Këndoja këngë të këngëtareve me emër pasi ne ato imitonim.

-Po në Festivalin e Gjirokastrës kur keni shkuar dhe a keni marrë çmim?

Në Festivalin e Gjirokastrës kam shkuar në vitin 1988. Ishte nj gëzim i madh pasi ai mishte një Festival gjigant. Në atë Festival kënduam një trio vlonjate. Ishim unë, Etleva Kola dhe Mentor Duka dhe kënduam këngën që u bë hit në atë kohë “Sikur të kisha trupin tënd” shoqëruar nga sazet e Vlorës. Në këtë Festival ne morëm çmimin e tretë. Pas këtij Festivali disa drejtues donin të më shmangnin.

-Nga shumë aktivitete që keni qenë pjesëmarrje keni marrë çmim?

Pothuajse po. Kam marr pjesë në dy Festivale të klasës punëtorë në Elbasan, ku njëherë kam marrë çmim të parë me këngën e Parashqevi Simakut “Sonte në këtë natë”. Ndërsa herën e dytë kam marr çmim të dytë po me një këngë të Parashqevi Simakut. Në këtë festival Feim Ibrahimi erdhi dhe më takoi dhe më tha: Nuk duhet të thuash kurrë që jam nga Vlora (qesh).

-Estrada e Vlorës një legjendë, kur fillove bashkëpunimin me këtë estradë?

-Kam filluar që në vitin 1987. Me ata njerëz jam ndjerë shumë mirë. Estrada kishte një reputacion të madh të paparë. Kështu në këtë estradë fillova të këndoj dhe këngë popullore. Këtu u njoha mëe shumë këngëtarë dhe këngëtare me emër.

-Mund të na thuash emrat e atyre këngëtarëve  dhe këngëtareve që ke bashkëpunuar në Estradën e Vlorës?

Ah, ajo kohë nuk vjen më. Shoqëria e asaj kohe ishte e rrallë. Nuk harroj kurrë këngëtaren e madhe Anita Bitri. Një këngëtare shpërthyese. Një mike e rrallë. Një njeri i jashtëzakonshëm. Me të kam kënduar shumë duete. Kujtoj Kleoptara Skarçon , Milika Memina, etj…Kujtoj dhe Milika Nerenxi. Nuk haroj miqësine me parodistët e rrallë të Vlorës, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Aliko. M<beten  heronj të skenës. Por mbi të gjitha ajo që kujtoj ishte se ne shkonim jepnim shfaqje nga Vlora në Konispol. Ishin rrugë të ëvshtira por nga miqësia dhe dashuria për artin nuk ndjenim asgjë. Ajo kohë nuk vjen më. Miqësia ishte e pastër.

-Si e mban mend bashkëpunimin me Anita Bitrin?

Eh, mos ma kujto. Gjithmonë  do këndonim bashkë, ajo zërin e oarë unë zërin e dytë dhe anasjaltas. Ishte njeri i pastër, nuk e njihte xhelozinë, të ndihmonte në çdo rast. Këndonim këngët më të mira të këngëtareve shqiptare. Madje këndonim  edhe këngët e festivaleve. Në shumë aktivitete kemi takuar Zeliha Sinën,  Naile Hoxhën, Bujar Qamilin, Frederik Ndocin, e shumë këbngëtrë të tjerë që lidhëm miqësi. Pastaj Anita iku dhe më mungoi shumë.

-Mund  të jetohet sot me këngë?

Mua më duket sikur kënga është mbijetesa.

-Po këngën polifonike a e këndoni? E pëlqej shumë, e dua shumë mundohem ta këndoj kur ma kërkojnë, por, por kur dëgjoj Paron hesht. Ajo në këtë gjini kënge është idhulli im. Parua është mbretëresha e këngës polifonike. Ajo me zërin e saj të shtang. Shumë herë kur jam me Paron dhe na kërkojnë të këndojmë mundohem ti qëndroj me iso. Por magjepsem nga ajo.

– Ke ndonjë peng deri në këtë moshë?

Po kam shumë ide, projekte për këngët për klipe ku thuajse i kam gati por nuk kam mundësi financiare.

Është rritur konkurrenca mes këngëtareve?

Sigurisht, por ajo të nxit të punosh më mirë. Më pëlqen konkurrenca.

-Kush të nxit më shumë në drejtim të muzikës?

Djali im, Sandro, i cili është 25-vjeç i cili ka mbaruar inxhinieri infromatikë. Ai më nxit shumë dhe është kritiku im më i mirë.

-Sa klipe keni realizuar?

Kam realizuar 7 klipe, dy albume dhe dhjetëra këngë. Nga klipet mund të përmend “Ah moj belo moj belike”, “Fustani nuse fustani”. “Mos më dil këmbëzbahtur”, “ Kënga myzeqare”, etj.. Pra repertori im është rritur nga viti në vit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s