Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Due me ndje gjithçka,
t’mujtunën e t’pamujtunën,
t’imagjinueshmen,
t’dukshmen e t’padukshme,
t’kandshmen,
t’pangushllueshmen,
t’pashmangshmen,
t’papërcaktueshme,
krejt t’pashprehunën der t’papërshkrueshmen.

Sepse jam fenomeni,
jam ajo çka ndjej, e nse’ s’ndjej, vdes.

Due me jetue!

 

***

Sa herë dal prej këtij trupi,
më duket sikur nji fitil tinëzar
ka me u shknitë ,
e shpirti ka me shperthye vullkanin e dashnisë.

 

***

Në kohë
fije kujtimesh,
shtëpi në xoklaturë etruske,
korniza fatesh Panteon
shenjt frym,
ecejake,
dashnor rrenojash romake
gladiator, trofe , jete,
na ishim aty.
S’menduem me dashtë,
deshtëm,
andrrën lidhëm fort për thonjsh.
Na tallazin ma të madh e mëkuem,
transkriptimin e qiejve mësuem
për nji rrfe’ në sy…

Oh botë e qytetnimeve të lashta,
mbi germadha antike,
a po na gdhend
të përjetshëm?!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s