Vertigo / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Vertigo

 

Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Durrësi tani në dimër të jep përshtypjen e një qyteti ë fjetur. Mbas orës nëntëmbëdhjetë, zor se gjen njëri rrugëve. Madje edhe lokalet sikur bëhen më të zymtë tani në dimër. Ndoshta kjo më ngjet vetëm mua, ngaqë jam i martuar dhe kam dy fëmijë, e Durrësi nuk ofron shumë në këtë drejtim. Kurse më të rijtë, ata beqarët mund ta shohin ndryshe.
– Ku do shkojmë?- Më pyeti ime shoqe pasi dolëm nga shtëpia e vjehrrit tim rreth orës njëzet.- Unë prandaj nuk kisha qejf të vija në Durrës tani në dimër, ngaqë nuk ke se ku shkon!- Në fakt kishte të drejtë, pasi në atë orë nuk lëvizte më askush.
– E di unë se ku do shkojmë.- Ja ktheva por pa i thënë se ku. Parkova pranë shtëpisë time dhe ju drejtuam pallatit gjashtëmbëdhjetë katësh që ndodhet pas pallatit në të cilin banoj.- Shkojmë hamë nga një picë tek Vertigo. Nuk është se na mungonin edhe aq picat, kisha vetëm kureshtje të shihja se si kishin ndërtuar restorantin në katin e fundit të pallatit.
Ju drejtuam ashensorit dhe hymë brenda. Prisja një tabelë të stërmadhe butonash, por jo. Pulsantiera kishte vetëm dy butona: njësh dhe zero. Ashensori nisi të lëvizë: ne të mbyllur në atë kafaz modern. Kur dolëm u përballa me një akuarium gjigand. Brenda notonin një gambër (Aragostë) dhe katër peshq që nuk qeshë në gjendje ti shquaja se kujt race i përkisnin. Mu duk paradoksale sa edhe metaforike: peshq deti që notojnë pesëdhjetë metra mbi nivelin e detit.
U ulëm dhe unë zura vend përballë këngëtares: se harrova kishte muzikë live dhe ambjenti ishte më shumë se mikpritës.
– Sa e zgjodhe vendin?- Mu hakërrye me të qeshur ime shoqe.
– Pse e zgjodha?
– Ja u ule përballë këngëtares. Që ta shohësh më mirë.
– Hë si bën edhe ti. Nuk po e shoh shumë. Për kokën tënde!- Ajo qeshi dhe me një të lëvizur të dorës më dha të kuptoja se do vijonim më pas bisedën. Në fakt unë nuk po e shihja fare këngëtaren pasi u ngacmova nga bisedat gumëzhuesë të tavolinës që kishin përballë, por vetëm pasi u kënaqa duke vështruar bregun e detit nga ajo lartësi. Dy burra dhe dy gra e më shumë se të gjithë fliste njëra prej grave, sa në shqip e sa në italisht, mesa duket burri që kishte në krah duhej të ishte italian, vetëm se ai qëndronte tepër pasiv gjatë bisedës, ndoshta ngaqë frerët e diskutimit i kish marrë ajo në duar. Isha duke hamendësuar se nga mund të ishte ai burri që e shoqia apo shoqëruesja i fliste në italisht, kur ai foli dhe nga lëvizja e buzëve por edhe nga tingulli i asaj që tha kuptova që ishte shqiptar.
– Po mbylle moj t.q.r!- Gruaja u step por e hequr buzëqeshjen nga fytyra u kthye nga ne për të parë në kishim kuptuar gjë apo jo.
Pica erdhi dhe ne harruam gjithçka që na rrethonte. Ndërkohë muzikantët qenë larguar për të pushur pak dhe zërat që vinin na tavolina përballë bëheshin edhe më acarues. Kisha ngritur gotën e verës kur ndjeva lëkundjen e fortë që e bëri pallatin të dukej si një direk anije në furtunë. Ata të tavolinës përballë nuk heshtën, por u ngritën duke thënë.
– Tërmet!
– Tërmet! – Tha edhe ime shoqe që u ngrit paksa nga tavolina. Unë nuk u ngrita fare. Nuk jam trim dhe mendoj se nuk lëviza vetëm ga frika, apo ku ta di unë. Di vetëm që me të ndjerë lëkundejt hodha një vështrim nga dera e ashensorit dhe sytë më kapën edhe akuariumin gjigand. Në kundërshtim me njerëzit, që, me gati të thirrura, silleshin si pordha nëpër brekë, peshqit kishi ndalur fare, sikur nuk jetonin.
– Nuk është tërmet. Është era e fortë që e bën pallatin të lëkundet pak. Jemi shumë lart ndaj e ndjemë.- I thashë time shqoqej që u ul. Ndërkohë lëkundja kishte pushuar dhe unë duke ngritur gotën i thashë.
– Gëzuar!- Ajo toku gotën e saja me timen. – Tërmet ishte por edhe sikur të vraponim nuk kishim se nga të shkonim. Jemi në katin e gjashtëmbëdhjetë. Ndaj mos e mendo më, edhe sikur të ndodhte ajo që nuk ndodhi, të paktën ishim me barkun plot.- Ajo buzëqeshi. Ankthi kish përfunduar. Kishim provuar edhe tërmetin në kat të gjashtëmbëdhjetë.
Një çast më pas mu kujtua ajo thënja e vjetër: mir që ngordhi kali, por nuk e lenë as mizat rehatë.
Nuk kishte shumë që ata të tavolinës përballë qenë qetësuar nga histeria e tërmetit kur një televizionet që transmetojnë lajme njëzetekatër ore resht dhanë lajmin e tërmetit. Ata sërish nisën të gumëzhinin dhe po kërkonin me çdo kusht të na fusnin në debat. Por unë nuk doja t’ia varia. Ai burri që unë mendoja se ishte Italian por që nuk ishte, u kthye nga unë dhe duke më vështruar tha si me vete, por duke ngritur zërin.
– Tërmet gati gjashtë ballë. Ku shkon ti more me fëmijë të vegjël?!
E çmund ti thoja një fytyre me një ekspresion aq serioz. Nuk kisha se si ti përgjigjesha, pasi ajo fytyrë më shtynte të mendoja se më pas ai do më thoshte që zoti ka thënë ruhu të të ruaj dhe mu do më duhej ti përgjigjesha në mënyrën time.
Zgjohuni or të mjerë. Jemi aq të papërfillshëm në këtë univers të pafund, sa do të mjaftonte një pshrëtimë e lehtë e gjithësisë, për ta zhdukur krejtësisht jetën në këtë kokrrizë rerë me emrin tokë. Kujt do duhet ti ruhemi? Vdekjes?! Nëse e zbulon mënyrën për ta shmangur atë të lutem ma trego edhe mua…..
Por nuk i thashë asgjë nga këto. Ringrita gotën dhe teksa ai më shihte unë e toka sërish me time shoqe.
Pas jo shumë muzikantët erdhën sërish. Zhurmëmëdhjetë ikën dhe vetëm pasi piva edhe kafen e pas darkës u ngrita edhe unë me familjen time. Teksa po prisnim ashensorin ime shoqe përshëndeti këngëtaren duke i ngritur gishtin e madh si amerikanët, ajo i buzëqeshi dhe ime shoqe në atë çast vështroi nga unë.
– Asajë i thashë që je okej se skam çfarë ti bëj, kurse ty ta tregoj në shtëpi! Unë qesha, edhe ajo qeshi. Dhe duke qeshur dolëm nga restoranti Vertigo në natën e ftohtë të Durrësit tim të mrekllueshëm, megjithëse të fjetur!

(Hamdi) Erjon Muça
01-02-2015
Pisa Itali

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s