Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
JETA PA RINI
(Përjetim i trishtë i vëllait tim që provoi tmerrin e diktaturës)
 
Rinia ime, mosha e bardhë,
pa mëkate,
E shndriteshme, si një pikë e vesës,
Tani rri strukur,
në një cep të kujtesës,
si një pirg hedhurinash pa vlerë….
 
Rinia ime,
ende fle në qelite e kohës së shkuar,
mes errësirës së gjatë,
aromës së krimit të pandërshkuar,
E mardhur, e ngrirë, e vrarë…..
 
Akullnajat,
zbritën nga polet si të zeza kobë,
ç’gjetën përpara i ngurosën,
Pesëdhjetë vjet, nuk lindi dielli,
dhe hëna zvarritej në qiellin pa yje,
e lodhur, e trembur, e brengosur…..
E erdhi, papritmas, një ditë,
kur u gjet dhe liria,
e prangosur……
 
Larisa, prill,2015
 
 
 
KUR IKA
 
Kur ika lashë brengën në zemrën e nënës,
Vezullimin gri në sytë e fëmijëve,
Ca pika loti në tryezën e varfër,
Me thërrimet e darkës së fundit përzier….
Kur ika lashë përgjysmë dhe një poezi.
Mora plot dhimbje me vete,
Një hark të ylbertë e vara në deget e shpresës,
Një ëndërr të blertë, rruga e natës së gjatë m’a vodhi,
Sa shpejt, sa shpejt, zhgënjimi nxiu hapësirën boshe,
Trishtim e mall, pa kursim më hodhi…
 
 
 
LEONARDO DA VINÇI
 
Shekulli i errët,
S’i donte vizionarët,
Me cinizëm të luftonin,
priftërinjtë injorantë.
Ne mes avujve erë-rëndë të temjanit,
pëshpërisnin në terrin e natës fjalë tmerri,
Të mallkonin.
Në errësirën e gjatë të frikës,
Ferrin tënd parashikonin….
 
Vetëm Mona Liza,
nga tablloja e pavdekësisë,
Sikur të thoshte me buzeqëshje mistike:
Mos u brengos, o Mjeshteri im Gjeni,
Jam unë Ajo,
që do udhëtoj së bashku me Ty nëpër kohëra,
Në përjetësi…….
 
Larisa, prill,2016
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s