Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

***

Për at` këngëzën,
që e bën të fërfërijë gjethin e njomë,
për ato fjalë tingullore,
që e bindin jetën të zgjohet,
si rrotullohet në at` gojëzën tënde
syth ende i paçelur luleqershie,
ajo gjuhëz` e vogël si pistil?

Për atë sqep,
sa një gjemb trëndafili,
që sjell mëngjesin
unë njeriu,
që kur e kur fjalët m`ë kuakin
e m`iu vjen era llum,
sikur ushqehem me baltë,
sikur në bark kam një koloni zhabiakësh,
të bëhesha njëherë larvë
të më përtypje ti.

I vogëlthi gushëkuq,
eja çerdho në pëllëmbën time.

 

***

Për një milion arsye
dy njerëz ecin kundrejt njeritjetrit,
mbi një fill të hollë,
të pakapshëm nga asnjë lupë,
më të hollë se një fije bari,
ku dy milingonave ju qëllon të ecin rastësisht,
me të vetmin qëllim: të çojnë secila në folezën e vet,
kokrrën e melit,
duke shpërfillur lart qiellin, që i shigjeton me breshër e shi
po ashtu dhe lumin poshtë, që gjëmon e brambullin.

Dy njerëz, që shkojnë kundrejt njeri tjetrit
janë vetëm mendim.

Çasti kur mendimet bëhen gërshet: vepër e bukur arti,
që zgjat sa jetëgjatësia e një reje të purpurt
në qiell të kthjellët vere.

Mandej, njërit i kthehet të parit
dhe sheh, që kishte ecur mbi një teh të mprehur thike
tjetrit i kthehet të dëgjuarit
dhe dëgjon kakofoni gjinkallash e ulurima ujqish.

Me shpejtësinë e vetëtimës,
secili për llogarinë e vet,
kërkojnë e gjejnë këmbët,
këmbët kërkojnë e gjejnë rrugën
për kundër tjetrit.

 

***

Pamje, që shfaqen dhe zhduken
me njëqind kilometra në orë
(përshtypje udhëtimi)

Nën hijen e arrogante
të hipermarketit të kallkanosur,
mbrehur në të njëjtin fat,
as kërriç as viç,
një kalë plak,
gërdallë i telekosur.

Çvajosur
çvidhosur
mbi qerrën shkallmosur
në pëllëmbë
peshon si mal
kokën e tij qerrtari veremosur.

Dhe fushë
dhe fushë
dhe fushë e pasosur
blerim e acar
mjerim e lulnajë
nakatosur.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s