ARTI NË LËVIZJE / Nga: Skënder Lazaj

 

ARTI NË LËVIZJE

 

Nga: Skënder Lazaj

“ARTI NË LEVIZJE” ky aktivitet artistiko kulturor i cili e nisi rrugëtimin e tij ne vitin 2015 këtu në qytetin e Brescia të Italisë dhe përkoi me edicionin e dytë në datën 23 prill 2017 i organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Itali në bashkpunim me shoqatën interaction ku demostrohen krijimtaria e artistëve dhe artisteve të të gjitha zhanreve që nga pikturë, skulpturë, fotografi, prozë dhe poezi , punime artizanale, aktrim, regji, gazetari, balet, këngë valle dhe gatime tradicionale, kostume kombëtare e gjithçka që ka të bëjë me artin dhe kulturën e kombit tonë në bashkpunim dhe me shoqata dhe artist vendas të cilët i japin dimesione të tjera aktivitetit.
Edicioni i dytë “ARTI NË LËVIZJE” ishte edhe më i populluar nga edicioni para ardhës me artist dhe më i pasur në krijimtari dhe më i prezantuar ku morën pjesë ministria e diasporës së Republikës së Kosovës me zvendësministrin e saj z. Janez Frrokaj si dhe këshilltarin juridik z. Hysni Pukaj gjithashtu dhe me kosullatën e Republikes së Kosovës në Milano me zonjën e nderuar Gjylysmere Kundja si dhe mësues dhe profesor të gjuhës dhe historise sonë.

Në aktivitetin “ARTI NE LEVIZJE” morën pjesë artist dhe mbi 15 shoqata shqiptare dhe italiane të ardhur nga shumë regione të Italisë por dhe nga Greqia të cilët me krijimtarinë e tyre demostruan vlerat më të larta kombëtare dhe i dhanë këtij aktiviteti ngjyrimet e shumllojshme dhe e kthyen në një spektakel artistik të mirefillt falë dhe moderatoreve tona te mrekullueshme studentes së universitetit të Brescia Lori Duka dhe Anisa Karagjozi.
Pas falenderimeve dhe prezantimeve te rastit fjala u kaloi artistëve te cilet me recitimet e tyre me demostrimet në piktur, fotografi, këngë, valle , numura akrobatik në artizanat etj emocionuan mbarë publikun i cili kishte tejmbushur sallën dhe na bënë krenar për rrënjët tona për kombin dhe kulturën tonë, pati dhe demostrime të valleve tona popullore prej një shoqate Italiane të cilët e performuan ne mënyrë gjeniale, autoritet prezente të befasuara nga pjesmarrja e lartë të cilët ishin ne mazhoranc artist, shprehën për aktivitetin “ARTI NE LEVIZJE” përgëzimet më të mira dhe na komplimentuan për mënyrën e organizimit dhe të zhvillimit të tij.

Në fund shoqata Lidhja e Shkrimtarëve shpërndau çertifikatat e mirënjohjes për artistët, shoqatat , autoritetet dhe sponsorit në shenjë respekti, merite dhe mirënjohjeje dhe pas këtij momenti të gjithë të pranishmit u ftuanë të shijonin gatimet tradicionale të amviseve tona gatuar prej grave , nënave dhe motrave tona, u përshëndetëm duke falenderuar dhe kujtuar njëri tjetrin për aktivitet e radhes!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s