Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

E mërkura

Fryni një erë,
dhe koha rrokulliset.
Mblidhet një orbitë
që shterret në eter.
Nën valët e dritës
e mërkura niset,
drejt Kashtës së Kumtrit,
nëpër qiell.

Nën aurorën e diellit
kalërimi nis,
ndër fusha orësh,
koha rrotullohet.
Në atë orbitë qiellore
trembshëm ec mërkuri,
frikë kam se rrëzohet!

 

Te një urë

Prej malit
shkulet një rrëke,
gurët lag e thaj,
te një urë
krejt në gurë,
shkulma ujë
bardhë e blu,
kripë e bardhë,
herë si gjarpër
e herë si ngjalë,
dorë për dorë
qiell mbi bore,
brigjet
lidhur me litarë.

 

Perëndimit që skuqet

Perëndimit që skuqet
ia kthej shpinën,
në sytë e tu
shoh një ditë të re,
mbi dy universe paralele,
një ditë ikën
e një ditë vjen.

Në muzg dritën
e ndjej me zemër,
e s’dua t’ia di
për malin që lëshon hije,
as për biondinën hënë të re,
e yllin që digjet
në ujëvara dashurie.

Ndërsa ti në perëndim,
me shpirtin në pendim
pret të lindë dielli tjetër.
Më zgjon hutimi yt
kur të pyes:
Ku është terri,
natën kush ma grabiti!

 

Në vendin ku linde

Në vendin ku linde,
foli vetes me heshtje
edhe pse ke shumë
për të thënë…
Kujto fëmijërinë,
me një buzëqeshje,
kur një pikë lot
peshon rëndë.
Në vendin ku linde
shko shpesh,
qoftë dhe me mend,
si fëmijë plangprishës,
si djalë,
apo si burrë.
Shpërfillu si fëmijë
se të mban mend,
çdo pëllëmbë toke,
çdo lis edhe çdo gur.

 

E shtuna

Vjen papritur
dhe ikën pa kuptuar,
në një rrjedhë
që në perëndim na shtyn,
e ndjejmë
edhe pse s’e prekim me duar,
sa herë na pëlqen
të shihemi në pasqyrë.

Ikim me një rrjedhë
që shlyen e fshin,
nën një tjetër diell,
mbi një tjetër ujë,
Saturni iluzion,
e shtuna parandjenjë,
koha gjurmë që vdes
dhe gjurmë që rron.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s