Libri i ri me poezi të zgjedhura “Një udhëtim, në fluturim me ndjenjat” i Mina Çaushit / Nga: Albert Zholi (Shkrimtar – publicist)

Libri i ri me poezi të zgjedhura “Një udhëtim, në fluturim me ndjenjat” i Mina Çaushit

 

Nga: Albert Zholi (Shkrimtar – publicist)

Libri i ri me poezi të zgjedhura “Një udhëtim, në fluturim me ndjenjat” i Mina Çaushit, përbën një risi në jetën e saj krijuese pas 12 botimeve në poezi dhe tregime të mëparshme. Mina nga vit në vit, si një bletë punëtore, sjell poezi të reja, ndjeshmëri të reja, nivele të reja por dhe cilësi që njeh kurbë ngritje. Ky vëllim poetik, me poezi të zgjedhura, ku ka dhe poezi të pabotuara, përbën një kërkesë të re ndaj vetes të Minas, e cila, me një akumulim jetësor të madh, me një sërë leximesh letrare cilësore, ka bërë një vetërregullim të poezive, për ti sjellë ato më në kohë, më afër njeriut, më afër asaj që kërkon kritika e sotme e poezisë. Pas një hulumtimi dy vjeçar, ajo përzgjodhi mbi 100 poezi që asaj i kanë lënë mbresa të veçanta, për të sjellë këtë libër, me një fytyrë të re, me një pasqyrim jetësor më të ndjerë, me një nivel artistik më të lartë.

Mina Çaushi

Poezia e Minas, nuk është poezi butaforeske, poezi e errët, e vendeve të mbyllura. Jo! Poezia e saj kërkon hapësirë, dritë, ndriçim, diell, kontakt me njerëzit, shkundje ndjenjash, atmosferë, shikim në sy. Jo më kot dhe titulli i këtij vëllimi është krejt i veçantë, shumë romantik por dhe sugjesticionues. Një udhëtim, kështu është jeta. Një udhëtim nga një cep të botës në një cep tjetër. Jetës i dihet stacioni fillimit të saj, por kurrë ai i largimit në përjetësi. Në këtë udhëtim, ajo që e bën më të bukur jetën janë ndjenjat, janë ato të cilat e bëjnë atë të bukur, shprehëse, domethënëse, të prekshme, joshëse, përkundëse të dëshirave. Pa ndjenjat jeta do të ishte një mekanizëm çfarëdo, që s’do të ndryshonte fytyrë, as ngjyrë nga prekja, nga fjala, nga dashuria, nga koha, nga realiteti. Tek ky mekanizëm i pashpirt jeta do të ishte një qëndrim në vendnumëro, pa asnjë vlerë dhe përmasë. Sipas poetes, janë ndjenjat ato që e fisnikërojnë njeriun, që e bëjnë jetësor, ndërsa fluturimi i tyre i bën ato si yje, kometa, ylber shumëngjyrësh, për të shijuar hapësirat e pamasa të botës, ku ndjenja s’njeh kufizime. Krahët e diellit Kur doli Dielli u zgjova, Kur më puthi u ngroha Kur më mbuloi diçka kujtova. Kur buzëqeshi e përqafova. Tek kjo poezi, poetja e vë veten në raportet me diellin, me dritën e dritës së jetës, me planetin më të bukur, më jetëdhënës, më frymëzues. Vetë ky planet është burimi i frymëzimit të poetëve, por dhe më i dashuri për çdo njeri në glob. Dielli është ngrohtësi, është energji, burim jete, frymëzim por siç thotë dhe poetja është dhe buzëqeshje. Është ai që e zgjon, e ngroh, e mbulon me jorgan natyror, e përqafon dhe i buzëqesh. Jo më kot autorja më poshtë vjen me një poezi tjetër që ka lidhje po me diellin: Pranvera Theu xhamat dimri mbi tokë, Shkriu sheqerin, dalëngadalë. Sythet ndër pemë mbushën, natyrën. Për botën reale, na kish marrë mall’.

Një udhëtim në fluturim me ndjenjat

Pranvera, stina më e bukur, stina e ndriçimit, ku “sythet ndër pemë mbushin, natyrën, për botën reale, na kish marrë malli”. Pranvera, stina ku poetët ngjyejnë penën, frymëzimi njeh kurbën maksimale të cilësisë. Ajo e dashuron këtë stinë, e quan stinë të saj, stinën e çlirimit shpirtëror. Në tërë këto poezi unë do të veçoja poezinë: Bota reale Dikush më tha: -Ti je e çmendur, I thua botës të përqafoj, Por unë e qeshur nëpër ëndërr, E lumturuar fluturoj. Nuk ka botë tjetër më besoni, Bota reale, është këtu, Kur flas e qesh e më dëgjoni, Bota reale jeni ju…! Tek kjo poezi, Mina del mbi vetveten. Ajo nuk mban asnjë sekret. Tregon një shpirt fëminor. Ajo shfaqet siç është me të gjitha cilësitë dhe veset, tregohet pa trukime, tejet e dlirë, ku këtë botë e quan botë e ëndrrës… Shumë herë njeriu i shmanget të vërtetës, të qenit i sinqertë, të qenit real. Njeriu ndonjëherë vesh dhe një vel tjetër, vel gëzimi të shtirë, ndaj dhe poetja thotë: “Dikush më tha: -Ti je e çmendur”. “Me të drejtë”. Sot çiltërsia, sinqeriteti, quhet jashtëkohore, quhet budallallëk. Por asaj si vjen keq, nuk do ti mbyll gojët e liga. Ajo do të flasë me zërin e arsyes, me zërin e shpirtit, me zërin e ndjenjës. Poetes, nata me vegime ëndrrash i mbush sytë me lot. Ajo edhe kur grindet kthehet e lumtur, jo të marrë hak, thjesht dashuria njerëzore e bën të kërkojë gëzim, vjen të kthejë çdo gjë që ka marrë, nga arkivi i ndjenjës së ëmbël. Ajo i dëshiron njerëzit të gëzuar. Çdo vit për të jep sinjale të reja mirësie, është një vit më i bukur, me më shumë dashuri e lumturi. Në vargjet e saj duket sikur përcjell një mesazh në formë mburoje ndaj ligësive, ku për çdo njeri kërkon të afrohet dita e artë, ku të përqafohen me sinqeritet njerëzor të gjithë, anë e mbanë globit. Poetja në poezitë e saj, aty skuqet, pëshpërit, zgjohet me ëndrrën e bukur të një fëmije të lumtur, me besimin e një femre të sinqertë. Ajo dashurinë e përcjell si një puthje të pa marrë dhe të pathënë. Ajo nuk do që dashuria të godasë fort për të rënë në ujërat e kripura, në detin plot mistere alfabetike. Dashuria është një mbrëmje e ngrohtë me mendjen tek krahët e lumturisë. Ky libër veçohet për gjerësinë e tematikës, për thellësinë e vargut, cilësinë e fjalës, për sinqeritetin e ndjenjës, për fisnikërinë e mendimit, për mesazhin e lartë njerëzor: Duajeni njerinë. Poetja diku është mike, diku motër, diku nënë, diku mësuese, diku punëtore, diku në fluturim, diku në një shtet tjetër, por gjithmonë me dashurinë njerëzore në gji. Në këtë vëllim me poezi të zgjedhura ajo është tërësisht e lexueshme, pa ankth ndijimi apo dashurie. Përtej këtij vëllimi ajo i ngjan një mëngjesi ku vetëm ëndrra zgjohet me dëshirën e pamundësisë që vlon brenda saj, ku si një meteor po niset drejt së vërtetës njerëzore. Edhe në të ftohtë, brenda saj ndizet i pambritshmi zjarr, për të përçuar fjalën e dashurisë njerëzore si mision i saj jetësor. Ajo e ka pikturuar në ajër mesazhin e saj që të bëhet i përbotshëm si një dritë intime. Je, mantel i mungesës time fluturore, shall rreth qafës së erës që fytyrën time ka, duket sikur i thotë botës. Kjo tufë me poezi është një lëndinë me luledele, ku poetja shfleton petalet për të gjetur zjarrin e zemrës, që si kometë, të përhap në pafundësi dëshirën e madhe të të qenit njeri. Udhëtimi i saj me vëllimin poetik “Një udhëtim, në fluturim me ndjenjat”, nuk do të ndalë deri në përmbushjen e misionit më të lartë njerëzor.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s