Arti i fjalës të zbukuron shpirtin (“EKZISTON …” – Diamanta Zalta) / Nga: Safet Hyseni

Arti i fjalës të zbukuron shpirtin
 
(“EKZISTON …” – Diamanta Zalta )
 
 
Nga: Safet Hyseni
 
Fjala që prek zemrën, ledhaton shpirtin, përkund ëndrrën… të bënë të ndihesh mirë. Poetja Diamanta Zallta për një çast shkëputet nga vetja, bashkohet me hijen e saj për të jetuar apo përjetuar momentet e shumta të arratisjes nga realiteti. Po! Të gjithë e kanë atë qiell të bukur, të mahnitshëm, të mëndafshtë dhe kjo kënaqësi shfaqet në netët e gjata pa gjumë, në rrugën e ndenjës, për të shijuar të bukurën, aromën e saj, shijen, lezetin… Por të gjesh fjalën, peshën e saj, ngjyrën, figurat poetike, bukurinë është e veçanta e poetes Diamantë. “Një faj i pafaj, që mbetet fjalë.”… po ky zbërthim kaq i bukur që të mrekullon, apo sa e ke ledhatuar dëshirën thua se bëre faj… dhe si fjalë, që ta duam këtë faj të pafaj me sharmin e vargut na e bënë poetja. Dihet që në ecim bashkë me hijen tonë, ajo a mund të jetë realja apo imagjinarja, që tek brendësia jonë është një; “jehonë e brishtë”, për moment ajo heshtë, prishet nga një jehonë tjetër. Filozofi e bukur e shkrirë në art. Për ta përmbyllur jo se është thënë e gjitha se çdo varg të bart nëpër atë qiell pa fund, nëpër ato rrugë përplot dritë shpirti poetja na e përmbyllë; “Si një asgjë që është edhe s’është . . .”, dhe këtu përmblidhet e gjithë filozofia që çdo njëri që e lexon të vazhdoj të shijojë ndjesinë e tij shpirtërore… Gjithçka bukur!
 
 
 
EKZISTON …
 
Ekziston,
në jetën e secilit,
një qiell i mahnitshëm,
Platonik,
shtresë pakët, i mëndafshtë,
që i fshihet edhe vehtes, i bardhë.
Një faj i pafaj, që mbetet fjalë.
Si një jehonë e brishtë,
që prishet përbrënda
e detyruar të heshtë.
Si një asgjë që është edhe s’është…
 
 
Diamanta Zallta

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s