Malli dhe vuajtja takon artin e së bukurës ( “Mes nesh”- Kaltrina VB Hoti ) / Nga: Safet Hyseni

Malli dhe vuajtja takon artin e së bukurës
 
“Mes nesh”- Kaltrina VB Hoti
 
 
Nga: Safet Hyseni
 
Poezia “Mes nesh” ka një mesazh të bukur dhe shumë real mes krijuesish që jeton ne vendlindje dhe atyre të mërgatës. Krijuesi mërgimtar udhën e ka atje ku donë apo ndodhet atje ku ka lindur dhe takohet me “vargjet e lindura” që i shkruan krijuesi që jeton në vendlindje. Komunikimi i tyre bëhet me mall nëpërmjet shkronjave “me fjalë të pathëna”, që i krijon me këtë rast poeti mërgimtar. Poetja Kaltrinë mallin e bashkon me vuajtjen nëpërmjet krijuesish ku imagjinata e tyre kuqet në hapësirën e pafund përmes shkronjave. Këto vargje sikur duan së pari të rrëfejnë se diku ka një mendim ndryshe që është krijuar nëpër sfidat e jetës por që burimi është dhe duhet të dihet botërisht se është burimi (vendlindja) që i bashkon. Arti i dy krijuesve bartet përmes shkronjave që ndeshen me shiun dhe erën për të thithë ndjenjat e shpirtit në “kulmet e kuqe”.
“malli i mërgimtarit e shkund fjalën
të dëgjohet e pa thënë në vargjet e lindura”, ajo donë që malli i mërgimtarit të thithet përmes vargut të krijuesit nga krijuesi, ky është dhe mesazhi për të krijuar dhe për të bashkuar mallin me vuajtjen.
 
 
Mes nesh
 
Diku larg ku ndalet jehona e jetës
dëgjohen tingujt e vargjeve të lindura
me mall i shkëmbejnë shkronjat me fjalë të pa thëna
është një poezi që nuk mund të shkruhet
por, vetëm udhëton nëpërmes të erës dhe shiut
e shëtitin tokën e nënës dhe i bashkon
mendimet në mes të mallit dhe vuajtjes
kur rrufeja i mbulon rrugët nga guri
dhe shtëpitë me kulme të kuqe
malli i mërgimtarit e shkund fjalën
të dëgjohet e pa thënë në vargjet e lindura.
 
@kaltrina vb hoti
 
 
Kaltrina VB Hoti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s