Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

NËPËR DHIMBJE E TAKOVA

Por s’mbaj mend ç’orë ishte
Nëpër udhë binte shi
Kundroja qiellin e mrrolur
Të shkruaja në ditar vargun e ri.

 

NË MËRGIM

Vetëm fjalët flasin
Pa fjalë
E rrokullisen ëndrrat
Si ortek bore
Netët vijnë pa zë
Ku janë strukur zogjtë sonte
E lypsit nëpe trotuare?
Mall i fshehur
Në bebëza sysh
Në vargje poeti
Ku janë strukur zogjtë sonte?

 

DO TË VIJ

Vendi im i shkronjave të përziera
Kam lënë një lot udhëve
Që m’i lag ëndrrat nëpër net pa strehë
Aty janë ngujuar germat e lirikës
Që s’i shkul asnjë tufan!

 

NGA PRITJET

Mesnatë
Ëndrrat më fluturojnë
Jam bërë pritje vargu
Te ky prill i thyer
Kam varur ëndrrat
Ecje e gjatë
Si lundër mes detesh
Dallgët më përplasin
Brigjeve të harrimit
S’jam lodhur
Po malli
Më ka verbuar
Deshta sonte të prek
Fjalën time
Ashtu shtruar ta fus në gji
Kur fllad pranvere kanë sytë e mi
Ta shtrëngoj një germë
Si një stinë
Të nusërohet kjo këngë
Dhembjen ta lë kuvertë
Në ditarin e jetës
Grimca shpirti të derdh
Prill i thyer.

 

MORA MË VETE

Sytë e tu nëpër skronja libri
Emrin e trëndafilit me njëqind ngjyra
Një ëndërr me ndjek si hije pas
Nëpër këto udhë kujtimi bredh
Në strajcë një lot i madh
Shpirtin ma rëndon nëpër net pa gjumë
Do vij në korrik , do të vij
Si dallëndyshe në folenë e vjetër
Ta gjej emrin tim strehuar nëpër vargje.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s