Poezi nga Teuta Osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

Diell

Kur u ktheva
Kish perënduar
Vetëm një dritë Hëne
Na bashkon

Në ëndërr të gjej
Edhe kur mungon
Agimeve je Diell
Rreze lëshon.

 

Xhami i përjetësisë!

Koha më bën të ndryshoj ngjyrën e syve
Kur shikohem në xhamin e përjetësisë së moteve
Kur shikoj se rrezet e Diellit, më ndrijnë ëndrrën
Tek syri i jetës, ku banoj në brëndësi
Tek mua vjen, si një behar
Kjo stinë e bukur, që fluturon si flutur.
Kam veshur tani, fustanin e bardhë
Si petalet e luleve zambakë
Kam ndryshuar sytë, të shohë një stinë
Gjithë kohërat e shpirtit, më vijnë si dritë!

 

S(h)kajimi

Jeta ime ka marr kuptimin e në fëmijëri
të rend pas vizatimeve,
pas ngjyrave, pas formave të ndryshme
natyrisht,
me pëlqente të formoja nga vet imagjinata ime,
të krijoja diçka që shprehte talentin tim.
Dhe shpesh herë lexoja prej tyre shpresën time,
ndjeja se,
se gjithçka do ish ashtu siç e shihja.
se gjithçka që bëja nga duart e mija ,ishte një kryeveper
se pas tyre isha e lindur të formojë ,
edhe më kutiçka të shkrepseve kur mbaronin fijet,
e që mbeteshin bosh derisa I bëja pallate shumëkatëshe ,
shtëpi kukullash apo dhe me pe, telefona .
I bëja pazla me ngjyrime,
për të dhënë një kuptim se në jetë
do të thotë të krijosh dicka.
Dhe ,më të vërtet, u lidha më ndjenjë pas krijesave,
edhe atëherë kur veten e njihja mirë pas shkollimit .
M’u dha si profesion ,stiliste e të bërit shabllon në galanteri
me mall lëkure,
në fleta të bardha shtoja fantazinë t’i përshtatja modës së stinëve ,dekoreve ,këpucëve më qafë apo me lidhëse,
çantave dhe rripave që shërbenin në jetën e përditshme,
e ushtroja nga mendja deri në mëngjes mendimin,
e të bëja skicën ,se si e çfarë modeli.të risillja
në nënvete, atë që kisha pasion….
përveç shkajimit, pas prestarisë më briskun e hollë,
të shkajoja,
deri sa gishtat më zinin kallo,
dhe tani, më duket se më mban aromën e mastiçit akoma ,
tek shkruaj e gdhend mbi letër fjalë e fjalë në poezi vargonjëza…

 

Zoti im!

Zoti im !
Më jep forcë të çaj në mes dallgëve
Dhimbjen e lotëve prej mallit që më ka zaptuar
Të rendem mes reve si një erë fluturuar
Të mbështillem me zërat e zogjve lartë
e të më flasin cicëruar.
Të ndjehem edhe unë ndër deje, atje shtegëtuar
Nga një vend në tjetrën kurrë s’e kisha menduar,
Më jep forcën të mbledh çdo rrahje te erës ,
Të ç’vendosem e gjallë ,pa mbyllur vetveten
në varrin e harreses!

 

I LARGËT

I largët mendimi se do të desha dikur
me shpresa të varura në netët e gjata,
mallit shkundur prej ditëve në vazhdim
një ulërim me mall thërret e zë e qan!

I largët imazhi yt ndër deje valvitet
si një fytyre e qiejve me Diell pa re ,
si një dallgë shkundet përmes stuhive
ideja se me ty jam, e do jem përherë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s