Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
“Në emër të ligjit “
 
Do të ndodhë patjetër mike è dashur
Një ditë kur të biesh nga ” lartësia”
Do më thuash sa shumë ke hasur
Të drejtë martir nga “drejtësia “!!
 
Do t’më rrëfehesh sa shumë ke vuar
Se shumë në emër të ligjit ke vrarë
A ndoshta sa zemërgjerë je treguar
Dhe sa shumë si mua të janë qarë !!
 
Unë ndoshta do t’i besoj fjalët e tua
Por në trotuar nuk do t’i ndal më këmbët
Vështrimi yt padyshim më dhimbset mua
Edhe pse lotët do t’m’i mbajnë dhëmbët.
 
Unë fytyren nga qielli kam drejtuar
Dhe flokët në Jon lëshova si ujëvarë
Kur ta kujtosh një ditë sa më ke lënduar
Veç zotave ke për t’ju ankuar e qarë .
 
a@z
 
 
 
Ti !
 
Lajmëtar që ndez dritën e dashurisë
E shuan qirinjtë e mungesës Ti
Më rrëmbeve prej krahëve të vetmisë
Që të shoh brenda teje me hollësi.
 
U hapën porta e mburoja pa kufij
Mijëra dhimbje u nisën drejt meje
Nga ato kërkoj të mbrohem tani
E pambrojtur jam edhe përballë teje.
 
Mendimi im aty e ka vërshimin
Nën dritën e syve të Tu qiellor’
Nga drita jote ai merr shkëlqimin
E derdhet si lëngu magjik jetësor.
 
a@z 13-05-2017
 
 
 
Malli Im
 
Më shtyn dallgët nga Ty
ca më larg . . .
E zjarrin ma ndez era
Malli Im bëhet prag
Loti kalandera!
 
a@z
 
 
 
Të pres
 
Të pres me sytë tek sahati ngrirë
Sot jam një skllave a robinë e varfër,
Që të më thuash përsëri ti lamtumirë
E ta quaj lumturi atë çast që rrimë afër.
 
Po vij e ngrysur e s’mendoj asgjë përpos
Në burgun e vetmisë do mbyllem të qaj,
Do ta pyes patjetër mendimin tim ”xheloz”
Pse t’i fala mëkatet pa të ngarkuar asnjë faj?
 
Shko pra, nëse mundesh, pa mua jeto
Dhe në fund të tokës, ta dish, je i imi,
Larg botës sime ty as dielli s’të ngroh
Dije, se në çdo skaj, njësoj na pret mbarimi.
 
………….a@z
12/ 05/ 2016
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s